Braimllari nga Korça: Energjia pozitive e të rinjve kërkon vëmendje maksimale në hartimin e politikave rinore

0
125

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari është takuar me të rinjtë në Korçë teksa ka vënë theksin në hartimin e politikave rinore si një përgjigje për energjinë pozitive që ata sjellin. Braimllari shprehet se të rinjtë po largohen nga vendi për shkak të arrogancës, mungesës së vendeve të punës, mungesës së meritokracisë dhe paaftësia në drejtimin e institucioneve të Rilindjes.

Postimi i plote

“Në Korçë me Ismeraldën dhe studentë të ekselencës.

Të rinjtë po largohen nga Korça dhe nga Shqipëria për shkak të arrogancës, mungesës së vendeve të punës, mungesës së meritokracisë dhe paaftësia në drejtimin e institucioneve të Rilindjes.
Energjia pozitive e të rinjve të Korçës por dhe të Shqipërisë kërkon vëmendje maksimale në hartimin e politikave rinore.
Politikat rinore i hartojnë dhe i implementojnë më mirë vetë të rinjtë.
Ndaj, LSI është shtëpia e të rinjve energjike dhe pozitivë që e duan vendit.
LSI e vendosur në shërbim të rinisë jo siç i përdor rilindja për fasadë dhe show por LSI i përfaqëson në Këshilla Bashkiak, Parlament dhe vendimmarrje.
Më shumë mundësi punësimi për të rinjtë, politika fiskale favorizuese për të rinjtë që krijojnë biznes, meritokraci dhe një sistem arsimor që është i unifikuar me tregun e punës. Të rinjtë do ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë tonë”, shkruan Braimllari.

  • foto galeri
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here