“Mos u gënjeni me 5 aspra që nuk mbushin dot qesen tuaj të mjeruar dhe shpirtin e lënduar”

0
249

Dr. Ndriçim Mehmeti

Anembanë lajmi mori dhënë: “Mësonjësit, skllevërit tanë modern, do të trajtonen më mirë e më me edukatë. Do t’jua ngremë…pagën me 5%. Deri tani e kanë pasur kokën e.. ulur, por tani do të jenë plot mall e ngazëllim” Po do thoni ju kush e dha këtë lajmë kaq të madh, këtë sihariq, siç do ta përkufizonte në gjuhën e oksidentit madhëria jonë. Vetë kreu i mësonjësve, e cila, me një fjalë të rëndë e të peshuar mirë, u shkroi tel të gjitha gazeteve dhe fletoreve ndë vendin tënë në Avrupë e Azi, se “mësonjëosit këta ushtarë të bindur të sulltanatit dhe të vetë birit të perëndisë Ramadan, do të marrën në fund të do muajit 5 apsra më shumë”

Kalemxhinjtë shqyen sytë, e hapnë veshtë. Një pjesë brofën në këmbë sikur i kishte pickuar zagali, të tjerë ndenjën si të shushatur në fillim, e më pas filluan të piesën njëri-jatrin: E ka me të vërtetë Hanko Latife apo na bëjnë veshtë e sytë nuk na shohën mirë?

Unë për vete nuk e mendoj si gënjeshtër, por si të vërtetë. Ç’punë i prish në fund të fundit të fundit madhërisë së tij Ramadan, të jap pesë aspra për mësues, që për të janë thërmija të llokmave të mëdha që ai ha për ditë. E që t’u bënte qejfin ushtarëve të tij të bindur e të pa fjalë, që ka qëlluar të jenë edhe mësonjësit, ka menduar jo shumë gjatë e ka thënë me mendjen e tij të “ndritur”: “Është që është rrëmujë sinija, qafirë e rebelë shoh në ëndërr çdo natë, a nuk  i gënjej edhe njëherë si gjithmonë njerëzinë, duke nxjerrë Hanko Latifen përballë kalemxhinjve e të jap sihariq për mësonjës. Unë e di që disa do të më thonë mashtronjës, disa të tjerë do të tallen, po në fund të fundit ka shumë syresh, që do të thonë hallall, më së fundi u kujtua edhe për ne. “ Prandaj nuk do të ishte e vështirë për Hanko Hanëmen e analfabet-pakënduarit, të thoshte një llaf të mirë, e kalemxhinjtë të zhgaravisin një haber mbi gjithë haberet: Pesë aspra për çdo mësues në fund të muajit. “Vërtet nuk u kemi dhënë gjë deri tani-foli më zë të dridhur dhe e përlotur Hanko Latife-, por ja që shteti ka edhe punë më të rëndësishme: Xhade, rrugë, hastane, hapsane të reja për të pabindurit dhe kokëkrisurit e sinisë, limane etj. Tani që u liruam pakëz, hodhëm sytë nga këta fakir fukarenjtë mësues. Ne i japëm  ndonjë asprë e ata na i shpërblejnë me besnikëri deri në fund të jetës. Pastaj, kohë të tjera që do të vijnë e që unë mbase nuk do të jem ndoshta edhe në këtë jetë, me siguri do të mendonet edhe për ndërtesa të mejtepeve, për ndonjë banjë të ngrohtë e pse jo edhe ndonjë hamam. Hë për hë mendojmë të vemë nga një tel në mejtepe, e pasat shonëm e bëjëm”. Kështu e përfundoi fjalinë e saj Hanko Latife dhe ndenji një copë herë e sinoisur. Duke hedhur vështrimin diku në një cep të errët të sallës, i zuri syri një njeri të kërrusur por me pamje krenare që rrinte e shkruante duke lëçitur paksa me zë të larët me vete. Mes fjalëve të lëçitura Hankos së mësonjëvse i vrau veshin fjalia e shkurtër:

A mbushet qeseja jonë e grisur dhe a shërohet shpirti i lënduar me 5 aspra Hanko Latife?

“Si the zotrote?-, ju gjegj flakë për flakë Hanko Latife. Nëse nuk e dëgjove po ta përsëris edhe njëherë: Nuk mbushet qesja e grisur dhe nuk shërohet shpirti i lënduar me 5 asprat e qelbura në fund të muajit dhe me rixhanë tinëzare të governës tuaj. Ai që mëson të tjerët si të shkruaj, nuk do piedestal, por ama një nderim mes njerëzve, siç i takon. Unë që të dukem i vrazhëd e i rreckosur, përballë mëndafshit dhe gëzofit tuaj të shtrenjtë, kam qenë njëherë e një kohë, pjesë e këtyre që ju i quani skllevër a ushtarë besnik, kur jua do qejfi. Hanko pa shkëlqim, po të them në sy e jo mbrapa krahëve, siç e ke zakon ti, e dua të ma dëgjosh mirë këtë llaf: Ata, mësonjësit, janë shumë më të nderuar se ty, e madhëria që endet si lavjerrës i prishur korridoreve të pallatit të tij. Ata kanë shpirt, zemër, fjalë magjike, dashuri dhe pasion. Të gjitha këto Hanko zonja ti i ke harruar se dashuria për profesionin e dikurshëm që sot e ke skllavëruar të ka lënë prej kohësh. Po nejse, të vijmë tek thelbi i muhabetit. A kujton zotrote dhe bojë shkruesi pa hajër katandi, që u bë krejt parapritur madhëri,  se me 5 aspra gënjeni miletnë e i hidhni trutë e gomarit, tani në prag të pranverës? A mendon vërtet se këta fakirë oretmenë, mësonjës e shërbëtor të shpritit njerëzor, do të gdhinen, më të pasur, , më të veshur e më të ndrerçëm me 5 aspra në fund të muajit? Them se jangllësh e ke kuptuar, e në mos të them se nuk ke kuptuar gjë fare. Nuk bëhen gjëra e reforma duke parë ëndrra në darkë e gdhihesh në mëngjes, e kërkon ti bësh realitet. Nuk janë njerëzit xhingla mingla që i vëmë qafë njëherë e po s’të pëlqyen porosit përsëri e ti sjellin në kuti, tregtarët firorentin apo ata të Vendikut. Që të bësh punë të mira, duhet të dish si bëhen, të jesh e mësuar me të mirën, ta vlerësosh atë ndër njerëzit që i ke pasur shumë pranë e kimetin nuk ja ke ditur.  Të hiqesh larg nga maskarenjtë, të mos i afrosh në derë e jo më t’i ftosh në tryezën tënde, mëngjes, drekë, darkë. Po mbase edhe ty të pëlqenin më shumë mercenarët, ata që rrugën e kishin tërë kthesa e pa ndonjë ideal, sesa të ndershmit, të drejtit e punëtorët. Leximtarët e fjalëve tuaja, suflerë e kadillarë nën emrin tënd, sot bëjnë qejf, po në sajë tënd e në kurriz të mësonjësve. Dhe kjo duket se të pëlqen pa masë. Po ju besoj, se edhe këto që them unë zor se i kuptoni. E përsëri unë kam për detyrë të të them, shkruaj e trumbetoj në çdo shesh: Hanko Latife, mos e turpëroni më shumë veten dhe këtë vend. Lereni me kaq. Populli nuk do t’ju thotë aferim, por mbase do të vërë dorën në zemër e do të fal. Në fund të fundit ka edhe një këngë që e këndojnë shpesh nga anët tona e që të shkon shumë përshtat: “Kaq e dita kaq e thashë, merrni o njerëz çelësat se e lashë”.

Edhe një gjë të fundit: Mos u mundo të bësh të pamundurën së bashku me Kadillaren Valide, të na i paraqesësh eunukët si burra hamshorë. Ju ftojini në tryeza, jepu të hanë sa të shqepen, por prapë nuk ndryshon ndonjë gjë.  Nuk ta ka thënë madhëria Ramadan, që ashtu si mushkat që nuk pjellën edhe eunukët nuku janë për grua tani e mot?

———————

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here