Drejtori i Spitalit të Traumës në Tiranë, Arben Zenelaj në një lidhje telefonike me studion ne News24 ka raportuar për gjendjen e Prend Gjinit, i plagosur rëndë nga atentati me lëndë plasëse në Tiranë.
Zeneli thotë se gjendja e të plagosurit është e vështirë për jetën, por më ndryshe nga çfarë ishte në momentin që u paraqit.
”Ka mbërritur në gjendje të vështire për jetën, është në operacion dhe po operohet. Është diçka më ndryshe nga momentet e para. Situata mbetet në vështirësi.
Dëmtimet janë të rënda. Mjekëtë janë fokusuar tek shpëtimi i jetës, është në ndërhyrje kirurgjikale. Detajet janë të rezervuara. Në orët në vijim do të ketë informacione dhe përditësim.”- tha Zenelaj.