Mijëra qytetarë mbushin Bulevardin Dëshmorët e Kombit

0
69

Qytetarët kanë nisur të grumbullohen para kryeministrisë, aty ku opozita ka thirrur një protestë në 17:30 këtë të martë.

Opozita ka zgjedhur 20 shkurtin për mbajtjen e kësaj proteste, që përkon me protestën historike të zhvilluar 33 vite më parë, kur qytetarët e Tiranës rrëzuan shtatoren e diktatorit Enver Hoxha.Lideri i opozitës, Sali Berisha, do ta ndjekë nga shtëpia këtë protestë, për shkak se ndodhet në masë sigurie vendosur nga Gjykata politike e Ramës, por sikurse ka bërë çdo mbrëmje prej më shumë se një muaji tashmë, pritet të mbajë një fjalë para mbështetësve përmes “Skype”, që do të mblidhen para godinës së Kryeministrisë.Sipas opozitës parashikohet të ketë një numër të shumtë qytetarësh. Deputetët e Partisë Demokratike kanë deklaruar se protesta do të shprehë revoltën qytetare me qeverinë, por do të jetë paqësore

Këtë të martë, personi kryesor në shënjestër të opozitës, kryeministri Edi Rama, i cili ia ka mbathur për në Turqi ku po zhvillon një vizitë zyrtare.

Për mbarëvajtjen e kësaj proteste janë angazhuar një numër i konsiderueshëm efektivësh të Policisë së Shtetit, por edhe forcat speciale dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë, për të shmangur çdo incident

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here