Drejtori i Traumës: Gjendja e Prend Gjinit është e vështirë, por më ndryshe nga momentet e para kur erdhi në spital

0
83

Drejtori i Spitalit të Traumës në Tiranë, Arben Zenelaj në një lidhje telefonike me studion ne News24 ka raportuar për gjendjen e Prend Gjinit, i plagosur rëndë nga atentati me lëndë plasëse në Tiranë.

Zeneli thotë se gjendja e të plagosurit është e vështirë për jetën, por më ndryshe nga çfarë ishte në momentin që u paraqit.

”Ka mbërritur në gjendje të vështire për jetën, është në operacion dhe po operohet. Është diçka më ndryshe nga momentet e para. Situata mbetet në vështirësi.

Dëmtimet janë të rënda. Mjekëtë janë fokusuar tek shpëtimi i jetës, është në ndërhyrje kirurgjikale. Detajet janë të rezervuara. Në orët në vijim do të ketë informacione dhe përditësim.”- tha Zenelaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here