Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar me anë të një video mesazhi, dëshminë që do të japë sot presidenti, Hashim Thaçi, në Prokurorinë Speciale në Hagë.
‘Në bazë të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjendjen e jashtëzakonshme e shpall presidenti, dekreti i të cilit duhet të marrë pëlqimin në Kuvend.
Pse kjo qeveri na kërcënon me shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme? Çfarë pune ka ajo me këtë shpallje?
Vetëm një shpjegim e ka kjo: kryeministri koti është zëdhënës i presidencës, vegël e Thaçit, e i cili karrigen e presidentit të Republikës e mori me vete para prokurorisë speciale në Hagë’, ka thënë ai
Kurti shton se ai nuk mund ta marrë me vete karrigen presidenciale e ta çojë në prokurori e gjykatë.