KZLNDQ: Shumë qytetarë nuk gjetën emrin në lista

0
122

Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e Demokraci të Qendrueshme (KZLNDQ) prezantoi sot raportin paraprak në lidhje me gjetjet e vëzhgimit të procesit të votimit të cilat pasqyrojnë situatën në të gjitha Qendrat e Votimit në mbarë vendin.

“Bazuar tek informacioni i marrë nga vëzhguesit e pavarur të KZLNDQ, nuk ka patur gabime të rëndësishme procedurale/ose shkelje gjatë procesit në ditën e zgjedhjeve nga hapja e qendrave të zgjedhësve, procedurat e votimit dhe mbylljes së qendrave të votimit” – tha znj. Mirela Arqimandriti, drejtuese e skuadrës së KZLNDQ-së.

“KZLNDQ shpreh shqetësim në lidhje me faktin që gjatë procedurave të hapjes në 17 % të rasteve komisionerët e qendrave të votimit nuk shpërndanë kopjen e procesverbalit të vulave të sigurisë te vëzhguesit e partive politike ” – tha z. Dhimitër Gjodede, analist pranë KZLNDQ-së.

10 % e qendrave të votimit nuk u hapën me numrin e duhur të komisionerëve.

“Në 37 % të qendrave të votimit nuk kishte gra komisionere dhe vetëm në 15 % të qendrave të votimit gratë kishin detyrën e kryetares së komisionit të qendrës së votimit. Në 57 % të qendrave të votimit votuesit me aftësi të kufizuar nuk mundën të hidhnin votën e tyre në mënyrë të fshehtë pasi këto qendra ishin të papërshtatura për ta“ – tha Erjona Mulellari, koordinatore e përgjithshme e vëzhguesve.

“Në 90 % të qendrave të votimit, partitë e mëdha Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kishin vëzhguesit e tyre, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim kishte vëzhgues në 80 % të qendrave të votimit”, – tha Dhimitër Gjodede, analist pranë KZLNDQ-së.

“Është shumë shqetësuese që në 25 % të qendrave të votimit pati votues që nuk gjetën emrin në listë”, – tha z. Dhimitër Gjodede, analist pranë KZLNDQ-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here