Rezultatet/ Numërohen votat e para, ja ku kryesojnë kandidatët e PS dhe PD

0
145

Gëzim Saliu

pd psBashkia e Pustecit e para që mbyllet me fitoren e ASHE-së. Në Tiranë në kutitë e para kryeson Kosova

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nisi numërimi i votave që do të bëjnë të mundur zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj të 61 bashkive të reja të vendit. Nga numërimi i votave dolën edhe rezultatet e para fituese, ku kandidati i majtë në Pustec doli dukshëm me rezultat më të mirë se ai i propozuar nga APPD. Në 4 kutitë e para të numëruara, kandidati i majtë Edmond Themelko ka marrë 1413 vota ndërsa kandidati i djathtë Mihallaq Apostollovski 444 vota. Ndërkaq po ashtu nisi dje numërimi edhe në Tiranë. Qëndra e parë ku nisi numërimi i votave ishte tek qendra e votimit e ngritur në ambientet e Shkollës së Kuqe, e cila është KZAZ 38, njësia numër 8. Në 4 kutitë e para të numëruara në njësinë 8 në KZAZ 38 (Shkolla e Kuqe) rezultojnë 516 vota për kandidatin e së djathtës Halim Kosova dhe 459 vota për kandidatin e së majtës Erion Veliaj. Nga këto kuti, 78 vota shkojnë për kandidatin e pavarur Gjergj Bojazhi, 17 për Sazan Gurin dhe 1 votë për Dhimitër Muslinë.

 

Rezulatet e para

Ndërkaq nga numërimet e para në Bashkinë e Hasit u numëruan 7 nga 32 kuti, ku kandidati i aleancës së majtë Adem Lala ka marrë 902 vota, ndërsa i djathti Elez Maçi 809 vota. Ndërsa 15 vota janë për kandidatin e PSD-së, Gezim Ukperaj. Ndërkaq në bashkinë e Urës Vajgurore u numërua kutinë e parë nga 50 kuti, ku 83 vota i ka marrë kandidatja e aleancës së majtë Juliana Memaj, ndërsa 84 vota kanë shkuar për kandidatin e së djathtë Bujar Hoxha. Ndërkohë në garën për bashkinë e Vorës nga numërimi i katër kutive, Luan Salllaku i ASHE-së ka marrë  923 vota  e ndërsa kandidati i të djathtëve Fiqiri Ismaili ka marrë 865 vota. Nga ana tjetër në kutinë e parë tënuëmruar në Elbasan u vu re kryesimi i Qazim Sejdinit nme 221 viota e ndërsa Ardjan Turuku ka marrë vetëm 126 vota. Po ashtu edhë në garën për bashkinë e Korccës rezulton kryesues në hapjen  e katër kutive Sotiaq Filo me 402 vota dhe Gjergji Mero me vetëm 294 vota.  Ndërkaq në Devoll Bledjon Nallbati i demokratëve me numërimin e 7 kutive kryeson me 1121 vota ndaj Kosta Qajës së të majtëve me vetëm 719 vota.

 

Mbyllja e votimeve/ Qëndrimi i PS: Pjesëmarrje e madhe e zgjedhësve të PS, komisionerët të numërojnë drejtë votën

Zëdhënësja e fushatës për Partinë Socialiste Olta Xhacka pas mbylljes së procesit të votimit deklaroi dje se bazuar në të dhënat  operative të forcës kryesore politike, vërehet se ka pjesëmarrje më të madhe të zgjedhësve të PS. “Natyrisht, që kjo do të thotë se bazuar mbi këto të dhëna kemi të drejtë të kemi pritshmëri për një rezultat shumë pozitiv të Aleancës për Shqipërinë Europiane në të gjithë vendin, ku padyshim lokomotiva e fitores do të jetë Tirana”, tha ajo. Nga ana tjetër, ajo bëri thirrje për të ruajtur standardet gjatë procesit të numërimit duke i dhënë “direktivat” numëruesve socialistë. “Por zgjedhjet nuk kane mbaruar. Pjesa e dytë e tyre që fillon me pas, ka një rëndësi themelore dhe standardet e pjesës së parë duhet të konsolidohen në të dytën. Prandaj dua ta përsëris apelin për të gjithë komisionerët: Jepuni shqiptarëve që votuan sot atë që u takon, një numërim të drejtë e të denje për ambicien e Shqipërisë Europiane”, theksoi Xhaccka.

 

Pas mbylljes së votimit/ Veliaj: Vullnet për ta çuar Tiranën në drejtimin  e duhur

Kandidati i së majtës për bashkinë e Tiranës Erion Velija u shpreh i bindur në fitoren pas mbylljes së procesit të votimit, duke shprehur njëkohësisht mirënjohje për numëruesit që do administrojnë sipas tij fitoren në kryeqytet. “Faleminderit nga zemra! Dua t’u shpreh mirënjohjen time të thellë të gjithë atyre që votuan sot dhe ushtruan vullnetin qytetar për ta çuar Tiranën në ‪#‎DrejtimiDuhur. Mirënjohje e veçantë edhe për të gjithë numëruesit që do të administrojnë gjatë natës së sotme fitoren tonë!”, shkruante Veliaj në rrjetin social FB.

 

Rama: Pjesëmarrja befasuese ka shumë kuqevjollcë brenda

Kryeministri Edi Rama reagoi dje përmes rrjeteve sociale në lidhje me numrin e votuesve. Përmes Twitterit, Rama ka postuar edhe një foto ku shihen ekspertët nga salla operative e koalicionit të majtë, të cilët mbledhin të dhëna nga të gjitha qarqet e vendit. Sipas të dhënave të grumbulluara e të cilat i janë komunikuar atij, kryeministri i vendit është shprehur se ndjehet i befasuar me numrin e madh të votuesve, por edhe për bindjen se koalicioni që drejtohet nga Partia Socialiste ka arritur një rezultat të mirë. “Salla e të dhënave operative ku ekspertët kanë bindjen se pjesëmarrja befasuese sot ka shumë kuqevjollcë brenda”, ka shkruar Rama.

 

Ministri i Brendshëm/ Tahiri: Fitues i zgjedhjeve është qytetaria

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri  pas mbylljes së procesit të votimit falënderoi dje forcat e Policisë së Shtetit që garantuan mbarëvajtjen e procesit të votimit.  “Faleminderit më shumë se 7.000 punonjësve të Policisë së Shtetit në çdo cep të Shqipërisë, që kontribuuan bashkë me qytetarët për të arritur standardet më të larta zgjedhore”, shkruante Tahiri në Facebook. Më tej, ai nënvizoi se fituesi  më i madh i këtyre zgjedhjeve është qytetaria. “Kjo fale qytetareve ne çdo Bashki, fale vullnetit institucional për te garantuar zgjedhje te lira e te ndershme me shume sesa rezultatin e garës. Kur fiton procesi, fitues nuk është vetëm fituesi, por fitojnë te gjithë. Ky është suksesi i vërtetë sot”, shkruante Tahiri.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here