Agron Tufa ngre pyetje për ish punëtorin operativ të sigurimit Gani Zenelin…

0
430

Nga Agron Tufa

 

(Nga cikli “Portrete famëkëqinj sigurimsash në poste të larta shtetërore të Rilindjes”)

Së fundmi i është drejtuar gjyqit për të vërtetuar se nuk ka qenë oficer Sigurimit, edhe sivëllai i Xhavit Shalës, Gani Zeneli, aktualisht nëndrejtor i Drejtorisë së Policisë Vendore Durrës. Punëtor operativ nga viti 1982, anëtar i Partisë së Punës nga viti 1989, Gani Zeneli nga fshati Larush i Krujës ka një karrierë të gjatë sigurimsi. Ka qenë punëtor operativ në disa lagje të Elbasanit, përfshi edhe atë që mbulonte Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”. Pikërisht këtu është bashkuar ylli i tij me atë të sivëllait të tij Xhavit Shala. Në bazë të ligjit të vetnigut të policisë, as Gani Zeneli nuk duhet të jetë më pjesë e strukturave policore. Padia e fundit e Gani Zenelit, ka shastisur edhe gjyqtarin e çështjes i cili ishte habitur se çfarë kërkonte paditësi, pasi fakti se ka qenë 9 vjet oficer Sigurimi figuron edhe në vitet e vjetërisë së tij në polici. Por, meqë Gani Zeneli, koordinohet për çdo me sivëllain e tij, ia vlen një pyetje publike: A ka njohje me ish studentin Aristotel Spiro apo jo? Mban mend ndonjë bashkëpunëtor me pseudonimin “Studenti” në atë kohë në institutin në fjalë?

Pyetjes duhet t’i përgjigjet drejt, përndryshe e ballaqojmë me dokumentet e tij për “Studentin”, i cili vazhdon vesin e spiunit edhe sot në një shërbim të huaj, në dëm të shtetit shqiptar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here