Zbardhet biseda në Whats App e Redjan Rrajës: “Ne bëjmë ligjin, e shkrijmë fare komisariatin…”

0
163

Redjan Rraja u arrestua sot si i dyshuar në ngjarjen e ndodhur më  1 nëntor në Shkozet, për atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja ku në makinë ishet së bashku me shoferin e tij Andi Maloku dhe Aleksandër Laho ose siç njihet ndryshe “Rrumi”.

Por, 34-vjeçari nga fshati Nikël i Fushë-Krujës, nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai ka ka qenë lakuar në dosjen e dhunimit të Xhisiela Malokut nga kushëriri i tij, Rexhep Rraja dhe i pranishëm në tavolinë me Elton Çiçon (kishin lidhje familjare) në Tiranë në 1 maj 2016 kur u ekzekutua te lokal “De Niro” në zonën e ish-Bllokut.

Emri i tij del edhe në kallëzimin që ka bërë te kolegët e tij, ish-oficeri i policisë në Komisariatin e Fushë-Krujës (tashmë në azil politik) Emiliano Nuhu për çështjen e bujshme të Xhisiela Malokut. Në këtë denoncim ai tregon se ka komunikuar me Redian Rrajën nëpërmjet mesazheve dhe më pas edhe fizikisht në një lokal diku te Unaza e Re afër ‘Astrit’, ku është kërcënuar me jetë.

Nga biseda e zbardhur kuptohet lehtë fuqia që përfaqëson Redian Rrahja, i cili jo vetëm kërcënon hapur komisarin Nuhu, por mburret se ai dhe ata që përfaqëson po të duan e shkrijnë fare e dhe komisariatin e policisë në Fushë-Krujë. Më poshtë mund të lexoni pjesë të dëshmisë së komisar Nuhut, ku del qartë fuqia e organizatës ku bën pjesë Redjan Rraja.

Komunikimi në Whats App:

Ora 17:30 Nuhu lë komisariatin. Duke u kthyer nga puna në Whatsapp i vjen një mesazh:

-Jam Redjan Rraja. Ti ishe sot që more në pyetje Xhisiela Malokun?

Emiljano Nuhu: Po unë isha.

Redjan Rraja: Çfarë ke me ne që po krruan kurrizin?

Emiljano Nuhu: Nuk kam asgjë po bëj punën e shtetit.

Redjan Rraja: Ku je të vij të të takoj pak nga afër.

Takimi në lokal me Rrajat

Më pas ne procesverbal tregon dhe bisedën e bërë në lokalin ‘Rich Mond’, ku ndodhi takimi mes tyre, ku ndër të tjera nipërit e deputetit i kanë thënë se në Fushë Krujë ligjin e bëjnë ata dhe jo ai.

‘Më erdhën me makinë të zezë. Të tre u ulëm në tavolinë. Ata mu prezantuan si Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja dhe se janë kushërinjtë e Rexhep Rrajës. Me një ton zëri të lartë dhe të revoltuar më thanë: ‘Çfarë problemi ke me ne? Për çfarë e ke thirrur sot Xhensilën dhe e ke pyetur për ne?

Emiljano Nuhu: Unë kam marrë një dosje nga prokuroria në procedim penal që është regjistruar në ngarkim të kushëririt tuaj Rexhepit, dhe ndërkohë që po flisja ai më thotë: Nuk më rruhet k….. fare për ty që ke ardh nga Berati dhe do të bësh ligjin në Fushë Krujë. Ne e shkrijmë të gjithë komisariatin dhe ty të s’të kemi asgjë. Do të të zhdukim ty bashkë me familjen, po thirre më njeri nga fisi jonë ta marrësh në pyetje.

Përsëri u mundova ti shpjegoja por ata më thanë: Do të zhdukim ty bashkë më familjen tënde për 24 orë nëse vazhdon merresh me ne dhe mos të të shohim më në Fushë Krujë. Ligjin në Fushë Krujë e bëjmë ne dhe jo ti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here