Një shkollë 9 vjeçare është përfshirë nga flakët në Kukës.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në fshatin Arrëz të Kukësit. Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes mësohet se zjarri ka përfshirë çatinë, dyshemenë dhe tërë bazën materiale. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por e tërë godina e shkollës është shkrumbuar.
Kjo për shkaka se ekipi zjarrfikëses nuk ka mundur të mbërrijë në kohë për shkak të distancës së madhe rrugore nga Kukësi por edhe borës së madhe që ndodhet në Njësinë Administrative Arrës. Kanë qenë banorët e Arrëz të cilët me mjete rrethanore kanë tentuar të shuajnë zjarrin, por nuk kanë mundur të bëjnë asgjë.
Megjithëse rrethanat e rënies së zjarrit janë ende të paqarta, dyshohet që zjarri të ketë ardhur si pasojë e shkëndijave nga oxhaku i njërës prej klasave. Sakaq, Bashkia e Kukësit ka siguruar ambiente provizore për 32 nxënësit që frekuentojnë shkollën në këtë fshat, përmes klasave kolektive.