Ja ‘plas’ Balliu: E vërteta e arrestimit tim, ja pse Rama telefonoi…

0
158

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka shpjeguar situatën e tensionuar që u krijua tek Astiri pak ditë më parë dhe arrestimin e tij nga policia.

Balliu tha se është arrestuar me urdhër politik të Edi Ramës, i cili ka telefonuar drejtorin e Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, për të dhunuar qytetarët.

“ Aty nuk kishte një protestë, sepse protesta bëhet në orën 19:30. Një rrufe e madhe policësh të Shqiponjave erdhën tek Unaza. Nuk di kryeministër që të marrë policinë dhe ushtrinë në një takim. Banorët menduan që Rama kërkontet’ju prishë shtëpinë.

Ata u mblodhën për të mbrojtur shtëpitë. Banorët më njoftuan, më thanë kemi bllokuar rrugën se do na prishin shtëpitë.

Protesta ishte paqësore. Pas 20 minutash pati një ndërhyrje që erdhi me urdhër të kupolës së inkriminuar, duke filluar me Rebani Jaupi. Me urdhër të tij, forcat e FNSH, ndërhynë ndaj qytetarëve. Unë shkova për të mbrojtur jo vetëm qytetarët, por unë jam gjithmonë në protesta, edhe për të mbrojtur policinë.

Njëri nga drejtorët e policisë, në një moment i thotë një polici “kapeni futeni brenda edhe këtë”. Unë isha aty po mbroja policinë e shtetit. Unë u futa në furgon. Guri theu xhamin e furgonit. Banorët ose provokatorët, nuk e di kush e hodhi, por po them se xhami u godit me gur.

Po të mos dilja unë, gurët do të vijonin. Unë jam rritur me dashuri ndaj policisë së shtetit, nuk dhunoj policinë e shtetit. Qytetarët nuk e kanë me policinë, e kanë me Edi Ramën dhe Sandër LLeshajn.

Unë edhe për krahun e nxirë nuk e fajësoj fare policinë, por Sandër Lleshajn dhe Edi Ramën, sepse ka patur urdhër politik. E thashë në gjykatë, të kontrollohen tabulatet e Edi Ramës, ka patur telefonata me Rebani Jaupin”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here