Opozita dhe qytetarët do të mbushin sot sheshet kryesore të Tiranës në një protestë të madhe kundër Kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij. Kjo është protesta e tretë e madhe e organizuar nga opozita ndërkohë që janë zhvilluar edhe disa manifestime të tjera përballë parlamentit.
Siç po ndodh rëndom, Kryeministri Rama po i ikën përballjes me qytetarët, dhe për herë të tretë rresht, ai ka zgjedhur të largohet nga Tirana, ashtu siç veproi në dy protestat e para të opozitës.
Rama ka ikur në drejtim të shtetit arab të Kuvajtit, dhe do të ndjekë përmes raportimeve të medias dhe njoftimeve nga njerëzit e tij, se si do të shkojnë punët në Tiranë gjatë kohës që opozita do të jetë nëpër rrugët e kryeqytetit.
Qëkur opozita dorëzoi mandatet në shkurt vendi ka hyrë në një krizë të thellë politike.
Opozita po kërkon largimin e Ramës dhe krjimin e një qeverie kujdestare që do të organizojë zgjedhjet e reja parlamentare.
Ndërkohë ndryshe nga herët e tjera, simpatizantët e PD-së dhe forcave të tjera opozitare do të mblidhen rreth godinës së Këshillit të Ministrave në orën 18:00, për të kërkuar largimin e Kryeministrit Rama.
Nga raportimet, bëhet e ditur sedhjetra mijëra njerëz, mbështetës të opozitës dhe qytetarë të tjerë janë nisur dhe do të nisen nga rrethet e ndryshme të vendit në drejtim të Tiranës, në një protestë e cila pritet të jetë shumë masive përsa i përket pjesëmarrjes.