Zgjedhjet në PD/ Biberaj: Basha do të rikonfirmohet, sepse kandidatët e tjerë nuk kanë kohë të mjaftuashme për të garuar kundër tij

0
288

Anëtari i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, ka dhënë një intervistë ditën e sotme për Fax News, ku ka folur për situatën në PD kur na ndajën pak ditë nga zgjedhjet për kreun e ri të Selisë Blu.

Sipas Aleksandër Biberajt, nëse Partia Demokratike nuk është sot në pushtet kanë faj dhe vetë, për shkak të organizimit apo vendimeve të gabuara të lidershipit.

Gjithsesi, Biberaj theksoi se nuk ka asnjë diskutim që zgjedhjet parlamentare të 25 prillit kanë qenë masakra më e madhe e regjistruar ndonjëherë në Shqipëri.

Duke folur për zgjedhjet brenda PD që do të mbahen në datë 13 qershor, Biberaj u shpreh se koha është e pamjaftueshmë për të garuar kundër një kryetari që ka 8 vite, prandaj ai shprehu bindjen se Lulzim Basha do të zgjidhet sërish kreu i Partisë Demokratike.

I pyetur nëse duhet të dorëhiqej Basha dhe të hynte në garë përsëri, Biberaj tha se në kushte normale kjo është një gjë që duhej të ndodhte me patjetër, por nuk jemi në kushte normale.

Intervista:

Zgjedhjet? Natyrisht i respektoj të gjithë kandidatët. Koha është jashtëzakonisht e shkurtër. Realisht nuk kemi kohë për garë. Ishte një përshpejtim i panevojshëm ndoshta. Gjithsesi, ky ëishte vendimi i Bashës që u mbështet dhe nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar.

Lisandër Hoxha? Kam respekt për atë djalë. I njoh familjarisht, me kontribute që në fillim të demokratisë. Ka qenë zë kritik ndaj zotit Basha. Mirë do të ishte të ishte në garë, sepse nga gara nuk i vjen gjë e keqë. Vendet e zhvilluara janë aty ku janë vetëm sepse kanë garë.

Agron Shehaj? Perderisa plotësojnë kriteret, normal do ta shikoja. Kam bërë fushatë për Zotin Shehaj, sepse ka ardhur në njësinë time. Ka qenë drejtues i PD-së në Vlorë në vitin 2017. Rezultatet e PD-së dihen jo vetëm në Vlorë por në të gjithë Shqipërinë. Përderisa plotësojnë kriteret nuk ka gjë të keqe.

Deklaratat e mazhorances? Zgjedhjet e 25 prillit kanë qenë masakra më e madhe e regjistruar nqë Shqipëri dhe koha do e tregojë. PD duhej të vinte në pushtet. Nëse nuk jemi në pushtet, jemi edhe për arsyet tona. Për arsye të organizimit, të vendimeve të gabuara të lidership. Një mungesë gare që ka ndodhur prej vitesh në PD. Përfaqësues të mazhorancës nuk kanë pse të mburren, sepse ato janë zgjedhje të vjedhura. Kemi ccfarë kemi brenda PD-së, ne edhe mund t’i fitonim zgjedhjet. Nuk ma merr mendja që janë të shqetësuar përfaqësues të mazhorancës janë të shqetësuar për ne, ashtu sicc ne nuk jemi për ata. Partitë e mëdha politike, në rastin konkret PD dhe PS, janë pasuri kombëtare. Në rast se ato do të ishin me të vërtetë demokratike, me kapacitet, me intelektuale, nuk ma merr mendja që do t’i vinte ndonjëherë radha Edi Ramës për ta drejtuar atë parti.

Fituesi? Koha është shumë e shkurtër. Dihet fituesi. Po patjetër, zoti Lulzim Basha do të jetë fituesi. Padiskutim. Nuk mundet për tre javë të sfidosh një kryetar që ka 8 vite. PD bëri një gabim strategjie. Nuk lejoi kandidatët të bënin thirrje për të votuar numrin e tyre përkatës. Nuk ka sens që të dalë një kandidat dhe të bëjë thirrje vetëm për partinë.

Dorëheqja e Bashës? Për hir të vërtetës nuk kam pasur një qëndrim. Llogaris kushtet në të cilat ndodhet opozita. Në kushte normale, kur një kryetar humbet disa zgjedhje, normalisht që duhet të japë dorëheqjen. Por jemi në kushte të jashtëzakonshme. Duhet të jetë e shkruar në statut që kryetari mos të rrijë më shumë se dy mandate dhe nëse humbet zgjedhjet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here