Opozita dhe qytetarët do të mbushin sot sheshet por Kryeministri ikën… Nga çfarë ka frikë Rama?!!

0
166

Opozita dhe qytetarët do të mbushin sot sheshet kryesore të Tiranës në një protestë të madhe kundër Kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij. Kjo është protesta e tretë e madhe e organizuar nga opozita ndërkohë që janë zhvilluar edhe disa manifestime të tjera përballë parlamentit.

Siç po ndodh rëndom, Kryeministri Rama po i ikën përballjes me qytetarët, dhe për herë të tretë rresht, ai ka zgjedhur të largohet nga Tirana, ashtu siç veproi në dy protestat e para të opozitës.

Rama ka ikur në drejtim të shtetit arab të Kuvajtit, dhe do të ndjekë përmes raportimeve të medias dhe njoftimeve nga njerëzit e tij, se si do të shkojnë punët në Tiranë gjatë kohës që opozita do të jetë nëpër rrugët e kryeqytetit.

Qëkur opozita dorëzoi mandatet në shkurt vendi ka hyrë në një krizë të thellë politike.

Opozita po kërkon largimin e Ramës dhe krjimin e një qeverie kujdestare që do të organizojë zgjedhjet e reja parlamentare.

Ndërkohë ndryshe nga herët e tjera, simpatizantët e PD-së dhe forcave të tjera opozitare do të mblidhen rreth godinës së Këshillit të Ministrave në orën 18:00, për të kërkuar largimin e Kryeministrit Rama.

Nga raportimet, bëhet e ditur sedhjetra  mijëra njerëz, mbështetës të opozitës dhe qytetarë të tjerë janë nisur dhe do të nisen nga rrethet e ndryshme të vendit në drejtim të Tiranës, në një protestë e cila pritet të jetë shumë masive përsa i përket pjesëmarrjes.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here