Milani ka harruar të fitojë

0
120

Më pas të besuarit e Gatuzos hidhen të gjithë në sulm në kërkim të golit të fitores, por pavarësisht presionit të madh, nuk do të arrijnë dot të çajnë mbrojtjen e ngjezur të bardhezinjve, të cilët marrin një pikë jetike në luftën për mbijetesë.

Milani nuk ka shkuar më shumë sesa një barazim 1-1 kundër Udinezes, duke konfirmuar momentin jo të mirë që po kalon. Sot kuqezinjtë kishin mundësinë të parakalonin në renditje Interin në vendin e tretë, por barazimi u ka dhënë një asist “kushërinjve” që të shkojnë në +4 nesër nëse mundin Xhenoan në transfertë. Ndërkohë, edhe vendi i katërt është në rrezik, pasi Lacio, që ende nuk e ka luajtur sfidën e saj ndaj SPAL-it, mund të shkojë në -1 pikë nga Milani në rast triumfi.

Në sfidën e luajtur pak çaste më parë në “San Siro”, kuqezinjtë kanë luajtur më mirë sesa rivali, ndërsa kanë kaluar në epërsi të parët në fund të pjesës së parë, kur i zakonshmi Piontek shënon gol në minutën e 44-ët. Në pjesën e dytë, Milani i shkon pranë dyfishimit, por lë hapësira pas dhe në aksion ideal për kuqezinjtë për të shkuar në 2-0, Udineze shpërthen në një kundërsulm vdekjeprurës me Fofanën, që finalizohet saktë nga Lazanja në të 65-ën.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here