Për Tahirin, Italia e bëri të sajën, shkeljet ish-ministri i ka në juridiksionin shqiptar

0
277

Deputeti i PD Gent Strazimir ka reaguar pas vendimit te Gjykate se Katanias mbi ish-ministrin Tahiri.

Postimi i plote

Faleminderit Italisë! Ajo e bëri të sajën!

– Audi “AA 003 GB”, nuk i është vënë në dispozicion bandës duke shkelur ligjin italian të deklarimit të pasurive, por çdo ligj shqiptar, moral e të shkruar!

– Arrestimi i komisar Dritan Zaganit për t’i hapur rrugë bandës, siç e kërkoi banda, sepse Zagani po ndiqte bandën, nuk është bërë nën juridiksionin italian, por nën atë shqiptar.
– Diamantet, byzylykët, skafet e jahtet e paguara nga banda, janë bërë në këmbim të mburojës ndaj policisë shqiptare, në shkelje të ligjeve shqiptare, nën juridiksionin shqiptar, jo nën atë italian!
– Organizimi, përkrahja mbrojtja e bandave kriminale për të mbjellë 217 mijë hektarë me drogë, e më tej mbështetja me polici për ta përpunuar, magazinuar e transportuar, është kryer në territorin shqiptar jo në atë italian, në shkelje të ligjeve shqiptare, jo të atyre italiane.
Dhe në fund,
– me të paktën 5 milionë euro të paguara nga banda për fushatë elektorale janë blerë vota shqiptarësh, jo italianësh, janë grabitur zgjedhjet në Shqipëri, jo në Itali!
Italia të jep rezultatet e ndjekjes 4 vjeçare të bandës, kryer me paratë e taksapaguesve italianë, nga policë italiane, përmes provave, përgjimeve e hetimeve, dhe të thotë “ja ku i ke, VEPRO!!!”
Italia nuk ka asnjë arsye as ligjore e as interesi, të shtojë një hale’ më shumë për të mbajtur me bukë në burgjet e saj….
Shqipëria PO! Haletë e Shqipërisë janë rrugëve, bredhin me kalë, japin mend dhe urdhra jo vetëm në emër të qeverisë, por edhe të … prokurisë!
Haletë e Shqipërisë po përgatisin një të ardhme “të ndritur” për fëmijën tënd, në vendin ku ligjin e bën “Xhuxhi”, ” qorri”, “Gonia” e “Baballa”!!!
KAQ!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here