Basha, drejtorit të BB-së: Po falimentojnë mijëra biznese. Programi i PD-së nxjerr vendin nga kriza

0
162

Lideri i opozitës ka zhvilluar një takim me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore, duke  renditur shqetësimet për rritjen e borxhit. Pagano: Platforma juaj shumë konkrete

 

Sava Sota
Kreu i Partisë Demokratike gjatë vizitës në SHBA u takua me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore për Shqipërinë Patrizio Pagano, ku në qëndër të diskutimeve, Basha solli problematikat më të mëdha, për të cilat opozita ofron një platformë të re politike. Lideri i opozitës nënvizoi se mijëra biznese të vogla janë falimentuar si pasojë e keqqeverisjes së kryeministrit, ndërsa renditi edhe shumat që janë lëvruar për dhënien me konçesion të aferrave  korruptive të Ramës. “Konçesionet korruptive, po vendosin një kosto shumë të rëndë në buxhetin e shtetit dhe që po anagazhojnë burime financiare si në fushën e shëndetësisë një fond prej 338 mln eurosh, ndërsa janë përgatitur për të dhënë me konçesion mbledhjen e TVSH-së, ku konçesionari parashikohet të marrë 140 mln euro në 10 vitet në vijim. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë dhe të INSTAT-it janë shqetësuese përsa i përket borxhit, i cili ka arritur afro 74% .” – shprehu kreu i PD-së. Gjithashtu Basha renditi edhe shifrat të cilat sipas tij nuk dihet ku kanë shkuar, ndonëse pretendohej që do viheshin në zbatim për të investuar. “1,2 miliardë euro janë marrë borxh në 2 vjet e gjysëm dhe nuk është realizuar asnjë investim i ri , investimet e nisura kane ndaluar së zbatuari, papunësia në shifra alarmante dhe konsumi në nivelin më të ulët.” – bëri me dije kryeopozitari, i cili në bashkëbisedimin me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore Pagano, Basha renditi se rritjen e borxhit, rënia në minimumin e mundshëm të konsumit, konçesionet korruptive, falimentimi i  mijëra bizneseve të vogla si pasojë e politikave të ndjekura nga qeveria dhe arbitraritetit të saj, etj. Po ashtu lideri i Partisë Demokratike në takimin e tij në SHBA vuri në dukje faktin që Shqipëria është vendi me taksat më të larta në rajon, ku sipas Bashës ka ndikuar që investitorët e huaj të mos e shohin me interes Shqipërinë, madje sipas tij shumë prej tyre janë larguar nga Shqipëria. Ndërkohë, kryedemokrati  Basha e ka njohur drejtorin ekzekutiv Pagano, edhe me ofertën që Partia Demokratike synon të nxjerrë vendin nga kriza me të cilën është zhytyr. Ndërkaq, Lulzim Basha shprehu se me alternativën që ofron opozita, është e bindur se do t’i hapur rrugën zhvillimit dhe punësimit. “Taksë e sheshtë 9%, TVSH 15%, vëmendje të veçantë ndaj sektorit të bujqësisë.” – deklaroi një nga pikat e platformës që PD ka pasqyruar si programin më bindës dhe zgjedhje efikase.

 

Drejtori i BB mbështet ofertën e Bashës

 

Ndërkaq, edhe drejtori ekzekutiv i Bankës Botërore, duke u njohur me alternativën që kreu i PD-së i bëri me dije si e vetmja rrugëzgjidhje me të cilën Shqipëria sipas tij del nga gjëndja ku është kllaposur, e ka vlerësuar faktin që opozita ka një platformë konkrete për të adresuar çështje të zhvillimit ekononomik të vendit. Pothuajse prej një jave lideri i opozitës ka qënë i pranishëm në disa takime me diplomatë dhe përfaqësues të lartë amerikan, duke i shprehur atyre shqetësimet që ka ngritur Partia Demokratike. Po ashtu Basha në të gjitha diskutimet që ka zhvilluar në SHBA, nuk ka anashkaluar edhe akuzat ndaj kryeministrit Rama për lidhjen e tij të ngushtë me krimin, ndërsa kryefjala e çdo takimi ka qënë dekriminalizimi për të “pastruar” politiën shqiptare nga deputetët e inkriminuar. Po ashtu, për liderin e opozitës, prioriteti i Partisë Demokratike ka qënë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si e vetmja mënyrë për të siguruar votën e drejtë të qytetarëve, dhe për të krijuar një standart të lartë në zgjedhje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here