“Hiqjani prangat dhe ky vend do bëhet simbol lirie”

0
147

Nga Vangjel Tavo

E gjithë politika nuk duhet ta vendosë kokën e saj mbi nënkresë e të bie në gjumë e qetë, por duhet të djersisë e pikojë gjak nga mundi e lodhja për të këputur prangat që e mbajnë të izoluar këtë vend, për të fshirë turpin e talljen që ka rënë mbi këtë vend, duke shfrytëzuar mendjet më brilante dhe energjitë më vitale në shërbim të së ardhmes, për më shumë punësim, standarde më të mira jetese, arsim, shëndetësi, siguri, e rregull më të mirë, e për mundësi më të shumta.

Shqiptarët nuk kërkojnë përkujdesje, as të ushqehen me gji, ata kërkojnë vetëm një mundësi për ta ndërtuar vetë të ardhmen e tyre, ashtu siç e kanë bërë gjithmonë plot vullnet e sakrificë. Vetëm një mundësi.

Jepuni shqiptarëve një mundësi dhe ky vend do jetë si një qytet mbi mal, ku sytë e mbarë botës do drejtohen për nga ai. Hiqjani prangat dhe ky vend do bëhet simbol lirie

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here