Prokuroria /   Kërkohet burg për jetë për Mjacajn, ekzekutoi dy turistët çekë në Dukagjin

0
145

 

Në konkluzionet përfundimtare, prokurorja e çështjes Shqiponja Milla ka deklaruar se Sokol Mjacaj ka ekzekutuar me dashje çiftin çek. Fillimisht ka qëlluar mbi Michael Svatos dhe më pas në të njëjtin pozicion ekzekutimi Mjacaj sipas prokurorisë nga prapa ka qëlluar edhe mbi Ana Kosinovën.

sokol mjacaj gjyq gjykate

Burg përjetë kërkoi Prokuroria e Shkodrës për Sokol Mjacajn, të riun i cili vrau dy turistë çekë në Dukagjin. Prokuroria i ka kërkuar trupit gjykues të deklarojë fajtor Sokol Mjacajn, ndërkohë avokatja mbrojtëse Elvira Jakova i ka kërkuar organit të akuzës disa ditë kohë për përgatitjen përfundimtare. Kërkesë kjo e miratuar nga trupi gjykues i cili shtyu séancën në ngarkim të Mjacajt për në 16 nëntor. Në konkluzionet përfundimtare, prokurorja e çështjes Shqiponja Milla ka deklaruar se Sokol Mjacaj ka ekzekutuar me dashje çiftin çek. Fillimisht ka qëlluar mbi Michael Svatos dhe më pas në të njëjtin pozicion ekzekutimi Mjacaj sipas prokurorisë nga prapa ka qëlluar edhe mbi Ana Kosinovën. Për shkak të këtij krimi dhe në bashkim të dënimeve të “Vjedhjes me pasojë vdekjen” dhe “Armëmbajtjes pa leje”, organi i akuzës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Mjacajn.

 

Kërkesa e prokurorisë

Burgim të përjetshëm për 20-vjeçarin Sokol Mjacaj ka kërkuar Prokuroria e Shkodrës, i cili akuzohet për kryerjen e veprave penale të vjedhjes me pasojë vdekjen e 2 turistëve çekë dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit. Prokuroria në konkluzionin përfundimtar i ka kërkuar trupit gjykues të deklarojë fajtor Sokol Mjacajn, ndërkohë avokatja mbrojtëse Elvira Jakova i ka kërkuar trupit gjykues disa ditë kohë për përgatitjen përfundimtare. Kërkesë kjo e miratuar nga trupi gjykues, i cili shtyu seancën në ngarkim të Mjacajt pas disa ditësh. Në konkluzionet përfundimtare, prokurorja e çështjes Shqiponja Milla ka deklaruar se Sokol Mjacaj ka ekzekutuar me dashje çiftin çek, fillimisht ka qëlluar mbi Michael Svatos dhe më pas në të njëjtin pozicion ekzekutimi Mjacaj, sipas Prokurorisë, nga prapa ka qëlluar edhe mbi Ana Kosinovën. Për shkak të këtij krimi dhe në bashkim të dënimeve të vjedhjes me pasojë vdekjen dhe armëmbajtjes pa leje, organi i akuzës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Mjacajn.

 

Mëshira

Një seancë më përpara Sokol Majcaj ndërsa kërkoi mëshirë trupit gjykues dhe i shprehu keqardhje familjeve të turistëve çekë deklaroi se vrasjen e Michael Svatos e kishte kryer nga frika se ky i fundit do t’i rrëmbente armën dhe do e ekzekutonte, ndërsa nga breshëria në mënyrë të pavullnetshme sipas Mjacajt mbeti e vrarë edhe Ana Kosinova. Sokol Mjacaj ekzekutoi në Korrik të 2015 në Prekal dy turistët çekë Michael Svatos dhe të dashurën e tij Anna Kosinova pasi tentoi t’i grabiste, ky i fundit u kap pas pak ditësh nga kryerja e krimit në fshatin e Grudës, ndërsa më 16 Nëntor pret vendimin nga gjykata e shkallës së parë në Shkodër.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here