Darka e fundvitit, PS i thotë jo: Lekët për bamirësi. Rama shtron darkë madhështore me ambasadorët

0
142

rama meSocialistët refuzojnë darkën e Topallit, duke kërkuar që shpenzimet e saj të jepen për bamirësi, kur ndërkohë kreu socialist Edi Rama shtron një darkë madhështore në qendër të kryeqytetit me amabasadorët e akredituar në vend.

 

Deputetët e opozitës vendosën dje të bojkotojnë darkën e fundvitit që shtrohet tradicionalisht nga Kuvendi i Shqipërisë, me argumentin se shpenzimet e saj janë tepër luksoze, në kohën kur numri i familjeve në nevojë është mjaft i madh. Madje në seancën e parlamentit u zhvillua nje debat lidhur me këtë çështje, ku kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi kërkoi me ngulm që shpenzimet e deputetëve të opozitës për këtë darkë të jepeshin për bamirësi për familjet në nevojë. Më herët deputeti socialist, Taulant Balla u bëri thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të bojkotojnë darkën e parashikuar për në 27 dhjetor. Sipas Ballës, është turp që në këtë kohë të shtrohen darka luksoze, ndërkohë që propozoi që paratë që do të shpenzohen për këtë darkë të shkojnë për jetimoret dhe azilet e vendit. Por ky qëndrim “moralist” i socialistëve pësoi një ndryshim të thellë në mbrëmje, pasi ishte pikërisht kreu socialist Edi Rama, ai që organizoi një darkë madhështore me ambasadorët e akredituar në vend. E zhvilluar në një nga restorantet e kryeqytetit, në darkën me diplomatët e huaj nuk mund të thuhej se mungonte luksi. Këto  ëndrime të opozitës shqiptare ndaj së njejtës çështje, edhe pse festive, duket se janë në kundërshti të thellë mes tyre. Të debatosh gjatë e të pohosh me forcë se mazhoranca qeverisëse po bën shpenzime “marramendëse” për një darkë fundviti, aq më tepër një darkë që është zhvilluar tradicionalisht, dhe nga ana tjetër, pa kaluar as tre orë nga ky qëndrim, të shtrosh një darkë madhështore për ambasadorët, lë jo pak hapësirë interpretimi lidhur me “interesin” qytetar të opozitës.  Ndërkohë më parë, kryeparlamentarja Topalli, në përgjigje të kërkesës së kryetarit të grupit kuvendor socialist Ruçi, ku sipas së cilës, shpenzimet e darkës së fundvitit duhet të shkojnë për personat në nevojë, iu përgjigj duke theksuar se,: “Sa për darkën është një traditë që prej 20 vitesh, ftesën e kam bërë me zemër. Natyrisht, ju shkëlqeni gjithmonë me bojkotet tuaja, por nëse doni vërtet të ndihmoni, unë mund t’ju ndal nga rroga juaj një përqindje të caktuar ashtu si deputetët e mazhorancës kanë vendosur të lënë një shumë në përqindje të caktuar për njerëzit në nevojë. Më thonë sa t’ju lë që mos të më thoni hajt të shkojnë në gjykatë se na ke marrë paret e ditës. Dhe vini këtu e më shkruani mesazhe pse s’po na jep rrogën”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency