Në një pritje private, ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, të cilëve u mbaron mandati dhe së shpejti do të largohen nga Shqipëria, sonte do të “ndahen” me miqtë me të cilët kanë bashkëpunuar në këto vite me misionin e ngarkuar në vendin tonë.
Burime thanë se sot në mbrëmje, në rezidencën e BE, organizohet një pritje ‘lamtumire’ në të cilën janë ftuar persona që kanë bashkëpunuar me të dy ambasadorët, përfaqësues të lartë të partive politike dhe qeverisë, njerëz nga media, arti, shoqeria civile.
Dy ditë më parë presidenti i SHBA-së Donald Trump propozoi Kathleen A. Kavalec për ambasadore në Shqipëri, duke zëvendësuar Donald Lu.
Në vend të Vlahutin, BE dërgon në Shqipëri Luigi Sorecan.