Sëmundja që po vret Shqipërinë është Sorosizmi e ndaj ilaçi i vetëm mbetet AntiSorosizmi!

0
142

Reagim nga Levizja AntiSoros

Farsa e 16 Shkurtit: “16 Shkurti si celebrim i 2-Vjetorit të Çadrës së Republikës së Re është fillimi i festimeve të dasmës së re të Rilindjes së Dytë ku dhëndri Veliaj projektohet për Kryeministër zëvendësues i Ramës ndërsa Monika do presë tortën e dasmës në rolin e nuses që do nusërojë krah Lalit në Çifligun e Soros të boshatisur nga shqiptarët. Nëdrsa Luli do të jetë në rolin e EUNUKUT të Haremit të Soros!”

Shpjegim:

Ka dalë një tezë e re nga brenda PD tani, njësoj (100% njësoj) që Luli po humbi Zgjedhjet Lokale do ikë nga PD!
Njësoj si në 2016 kur thonin që Luli po humbi Zgjedhjet në 2017 do ikë dhe po nuk iku do e përzënë  Puna është se Luli e kishte boshatis me kohë PD dhe brenda kishin mbet vetëm disa mijëra vetë që jo më kot u etiketuan me sarkazëm në rrjetet sociale si lulzima (për shkak të nivelit të tyre të krejt të rëndomtë militantesk primitiv)

Nëse do eksperimentonim një hipotezë absurde sikur Luli pasi të dështone në Zgjedhjet Lokale do ikte vetë apo do t’a përzenin këta lulzimat e tij pyetja e vetme që të vjen ndërmend është:
PO KUJT PO I HY MO NË PUNË SE IKU A NDEJTI LULI???
Ikën a nuk ikën Luli, ishPD me fytyrën e “Republikës së Re” sot ngjall po aq neveri sa edhe vetë Rilindja…

IshPD sot përfaqëson një m.. aq të madh sa që nuk i hy më në punë as dreqit! S’ka sifon me ujë depozite që e pastron gjithë këtë m.. që ka lonë në memorien e elektoratit shqiptar! Po aq sa edhe Rilindja për shkaqe krejt të kundërta por me rezultat krejt të njëjtë: Rilindjen Kriminale e mban në pushtet vetëm Paterica e Opozitës për shkak të Kolonës së Pestë të Soros në PD!

Edhe vetë Protesta e 16 Shkurtit si celebrim grotesk i 2 Vjetorit të Çadrës ka veç synim të luajë rolin e vet mercenar në dobi të legjitimimit të zëvendësimit të Ed Sorosit me Lal Sorosin ku Lul Sorosi është në rolin e eunukut të Haremit të Rilindjes kurse tortën e pushtetit do presë Monika në rolin e “nuses” që do nusërojë krah Veliajt në Qeverinë e Re të Sorosit!

Të shpresosh t’a ribësh PD-në pas Lulit, është shpresë kaq idiote sa edhe shpresa me i kthy jetën një kufome që ka javë që ka vdek dhe po qelb dynjanë me erën kërmë të kadavrës së pakallur!

Tashmë ishPD është një Parti Zombie-sh!

Koha nuk është me ushqy veten me iluzione!
Sepse Shqipëria është në prag të vdekjes klinike!
I vetmi ilaç që shpëto Shqipërinë është krijimi i një Forcë të Re AntiEstablishment Patriotike Konservatore pra TË DJATHTË sipas trendit të Populizmit të Ri Amerikan që po pushton Europën i shfaqur me suskes në shumë vende si gjthm si EuroSkepticizëm madje në Hungari edhe si AntiSorosizëm! Dhe rasti shqiptar e do edhe më shumë se kudo një Platformë AntiSoros edhe sepse këtu më shumë se kudo dëmi që sjellë, vetë fuqia e Sorosizmit është më e papreçedentë!
Askund nuk ka arrit Soros me zbatu nga fillimi deri në fund si këtu një Axhendë për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e një shteti, një kombi, një race siiç ja ka dalë nga fillimi deri në fund si në Shqipëri!

Në Shqipëri është pra më e lehtë të barazosh Establishmentin me Sorosizmin pasi është vetë identiteti, fytyra, emri i vetë Estbalishmentit Majtas-“Djathtas”, i Kastës, i Oligarkisë!!!

E për pasojë vetë AntiEstablishmenti identifikohet ppër herë e më shumë me AntiSorosizmin dhe fama e keqe e Sorosit është përhap kudo në Shqipëri pavarësisht mungesës së theksuar si informacionit ashtu edhe mbulimit mediatik! Dhe kjo është padyshim edhe meritë kryesore e @Levizja AntiSoros dhe atyre pak mediave të pakapura nga Soros dhe Oligarkia Sorosiane!

Në çdo sondazh shqiptar dhe të huaj neveria e elektoratit për kastën dhe forcat aktuale politike favorizon mbi 50% forca të reja politike antiestbalishment!

Ndaj dhe prej disa muajsh ka nisur puna për krijimin e Koalicionit Qytetar Për Shqipërinë si një forcë AntiSoros, AntiEstablishment, Konservatore, Patriotike, Euroskeptike e të njëjtit format si Populizmi i Ri Amerikan që po pushton edhe Evropën 

Kjo fakt por mbi të gjitha kjo frymë e ka shqetësuar kaq shumë dhe Mafien Soros, Establishmentin mavi, kuq, blu, sa po përpiqen 24/7 me prodhu lajme fake me lëvizje dhe parti fake për të deformu shprehjen e neverisë së elektoratit ndaj qelbsinllikut të establishmentit dhe çorodit orientimin e ri të elektoratit!

Shkurti-Marsi do të jenë edhe muajt e shfaqjes së Koalicionit Qytetar Për Shqipërinë ku qindra qytetarë të njohur më shumë se kudo në rrjetet sociale do të shfaqen para publikut edhe si ata që do të konkurojnë Zombit e Establishmentit!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here