Qeveria votoi pro prishjes së Teatrit Kombëtar/ Protestuesit: Të bëhemi gati për përballje trup më trup

0
385

Ndërsa kanë përfunduar mbledhjet e grupeve parlamentare, ka rifilluar seanca plenare e së enjtes, në të cilën pritet votimi i projektligjit për teatrin.

Ndërsa ka rinisuar seanca plenare, njëkohësisht jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, artistët dhe qytetarët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, vijojnë protestën e tyre.

Mësohet se Partia Socialiste në mbledhjen e grupit ka vendosur të votohet pro projektligjit për Teatrin.

Qytetarët i kërkoj Ruçit dhe deputetëve të PS të mos votojnë këtë projektligj.

Nga ana tjetër PD dhe LSI vijojnë të bashkërendojnë qëndrimet e tyre kundër këtij projektiligji, ndërsa mësohet se Basha po merr pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të LSI.

Aktivisti Adriatik Lapaj, ka bërë thirrje që qytetarët dhe artistët të bëhen gati për përballje trup me trup.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here