Euro vazhdon në rënie, bie nën 126 lekë

0
132

Monedha e përbashkët europiane është nënçmuar edhe këtë të mërkurë në tregun e këmbimit valutor vendas. Sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë, 1 euro u këmbye sot me 126.28 lekë, duke u nënçmuar me 0.21 pikë, në krahasim me një ditë më parë.

Ekspertët e tregut presin që euro të mbetet në nivele të dobëta edhe muajt në vijim, për shkak të efekteve sezonale. Ata presin një rënie të mëtejshme. Ekspertët vazhdojnë t’i qëndrojnë mendimit se shkak për rënien e euros janë prurjet nga aktivitete jo të ligjshme dhe shtojnë se zhvillimet në kursin e këmbimit janë jashtë konceptit ekonomik, pra jo të ndikuar nga faktorë të matshëm.

Ndërkohë, sot në tregun vendas, rënie pësuan edhe dollari amerikan dhe paundi britanik. Një dollar u këmbye me 108.79 lekë, 0.83 pikë më pak në krahasim me një ditë më parë. Ndërsa një paund u këmbye me 144.33 lekë, me një nënçmim ditor prej 0.73 pikësh.
Rritje të lehtë ditore prej 0.07 pikësh shënoi franga zvicerane që u këmbye me 110.08 lekë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here