Lionel Messi e ka përsëritur se Barcelona do të jetë klubi i vetëm për të cilin ai luan, edhe pse ende shpreson se një ditë do të luajë për klubin e vendlindjes, Newell’s Old Boys.
Argjentinasi i nisi karrierën me të rinjtë e klubit me bazë në vendlindjen e tij Rosario, dhe thotë se ende ka kujtime të dashura nga klubi.
“Po bëhet gjithnjë e më e qartë se Barcelona do të jetë klubi im i vetëm evropian”, ka thënë Messi për El Trece.
“Pas kësaj, gjithmonë kam thënë se dua të luaj futboll në Argjentinë, por nuk e di nëse do të ndodhë kështu. E kam në mendje”, shtoi ai.