Xhafaj takohet me ministrin gjerman

0
145

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti sot Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane, në Ministrinë e Jashtme gjermane z. Michael Roth. Ministri Xhafaj i konsideroi të shkëlqyera marrëdhëniet me Gjermaninë, duke veçuar ndihmën e përfituar në fushën e rendit dhe sigurisë publike, e për këtë shtoi ai, jemi shumë mirënjohës.

Ministri i Brendshëm e konsideroi me rëndësi mbështetjen e vendeve anëtare për hapjen e negociatave, si një mundësi jo për qeverinë dhe mazhorancën, por si shans për shqiptarët që besojnë në ëndrrën evropiane. Z.Xhafaj tha se çelja e negociatave do të përshpejtonte ritmin e reformave të ndërmarra.

Ministri i Shtetit z.Roth konfirmoi se vizita në Tiranë e bën më të qartë rëndësinë që i kushton Gjermania, integrimit të Shqipërisë në Evropë. Sipas tij, të gjitha reformat e nisura po japin tashmë frytet. Ministri Xhafaj i theksoi bashkëbiseduesit se është fat për vendin, që ka një avokat të tillë në rrugën evropiane.xhafaj 1

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here