Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë janë më të acaruara se kurrë.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë fjalimit të tij tha se është i pikëlluar që në Kosovë u shkarkuan shefi i Inteligjencës dhe ministri i Punëve të Brendshme, pas depertimti te 6 gylenisteve.
Ai ka pyetur kryeministrin Haradinaj se nga kush po i merr këto urdhra duke e kërcënuar se do të japë llogari.
Por si u “shkatërruan” marrëdhëniet Haradinaj- Erdogan?
Pak kohë pasi ndodhi grusht-shteti në Turqi, Haradinaj deklaroi se Turqinë e konsideron vend aleat por duke shtuar se nuk e ka vëlla Erdoganin.
“Jo nuk e kam vëlla. Unë jam shqiptar, mund ta kem mik dhe partner, por vëlla jo”,- tha asokohe Haradinaj, deklaratë e cila me shumë siguri si ka pëlqyer Erdogan. /albeu.com/