Ja: deputetët e PD dhe LSI zbarkojnë në Kukes

0
248

Rrethimi i Kukësit nga RENEA, dhe shoqërimet përgjatë natës të banorëve, ka bërë që në qytet të zbarkojnë një grup deputetësh të opozitës.

Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, Edmond Spaho, Isuf Çela, Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, ish-deputeti Alban Zeneli, Arben Ristani dhe 3 deputetë të LSI, Endrit Braimllari, Floida Kërpaçi dhe Përparim Spahiu janë duke ndjekur veprimet e Policisë.

E paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama, se protesta në ”Rugën e Kombit” ka autorë dhe se shkaktarët do të dënohen sipas ligjit, mbrëmë banorët e Kukësit janë përballur me ndërhyrjen e Forcave Speciale RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë. Rama, foli se protesta u komandua nga Tirana.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here