Reagon deputetja Çupi: “Dibranët bëjnë për “ujë të ftohtë” ministren Xhaçka”

0
317

Deputetja e qarkut të Dibrës Dhurata Çupi ka reaguar pas një vizite që ka bërë në Dibër ministrja e mbrojtjes Olta Xhaxhka. “Me duar bosh dhe pa asnjë projekt për Qarkun e Dibrës, ministrja e ngarkuar për tu mbushur mendjen por edhe barkun me fjalë, shkon dhe sdi çtu thotë Dibranëve”, shkruan Çupi.
“Pas 5 vitesh në pushtet, vijon ajo, qeveria nuk ka bërë asgjë për këtë zonë, ministrja Xhaçka është vënë në pozitë të vështirë përballë banorëve të mençur të këtyre zonave”. Asnjë rrugë, shkolle, spital apo investim tjetër nuk është kryer në qark, përveçse ka marrë masa të përjashtojë nga ndihma ekonomike mijëra familje, akuzon deputetja e opozitës e cila shton se ministrja socialiste ka ndaluar edhe mediat lokale që ta ndjekin në “llogaridhënien me qytetarët” që e bëjnë për ujë të ftohtë.

Ja shënimi i plotë i Çupit 

Dibranët bëjnë për “ujë të ftohtë” ministren Xhaçka. Ajo u mbyll derën mediave lokale, nuk ka asnjë përgjigje për mllefin e banorëve.

Me duar bosh dhe pa asnjë projekt për Qarkun e Dibrës, ministrja e ngarkuar për tu mbushur mendjen por edhe barkun me fjalë, shkon dhe sdi çtu thotë Dibranëve.
Pas 5 vitesh në pushtet qeveria nuk ka bërë asgjë për këtë zonë, ministrja Xhaçka është vënë në pozitë të vështirë përballë banorëve të mençur të këtyre zonave.
Kryeministri, duke e patur të vështirë të shkojë vetë atje, ka zgjedhur ta vendosë përballë mllefit të Dibranëve, ministren që jo vetëm nuk e njeh zonën por nuk ka asgjë për tu thënë, pasi asnjë rrugë, shkolle, spital apo investim tjetër nuk është kryer në qark, përveçse ka marrë masa të përjashtojë nga ndihma ekonomike mijëra familje.
Në pamundësi për të përballuar qytetarët e për të fshehur këtë imazh të qeverisë ku bën pjesë,ministrja ka ndaluar edhe mediat lokale që ta ndjekin në “llogaridhënien me qytetarët” që e bëjnë për ujë të ftohtë.
E gjendur përballë një situate të paprecedent, ku ska asnjë përgjigje, ministrja zë e flet për cështjen më të prekshme për ta: Atë të statusit të minatorit, pasi kjo është zona me numrin më të madh të punonjësve të minierave, dhe u thotë se ai do të bëhet kur të dojë qeveria( dmth kur ti teket qeverisë) dhe jo kur e kërkon deputeti i zonës.
Në fakt janë deputetët e opozitës te zonës që ndjekin nga afër këtë shqetësim të vazhdueshëm, dhe perfaqesuesit e qeverise nuk garantojne asnji zgjidhje , mjafton tju sjellë nè vëmendje që të njëjten sjellje kishin edhe për naftetarët dhe sot gjenden në kushtet e mbijetesës.
Kjo eshte një cështje jetike për banorët por në pese vite nuk moret asnji mase për trajtim të barabartë e njerëzor të minatorëve.
Në këto vite asgjë nuk bëtë për ta zhvilluar Dibren dhe gjithe Shqipërinë prandaj shqiptarët iu presin në atë mënyre. Propaganda nuk ju shpëton. Qytetaret nuk ju besojnë më.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here