Hetimi i UEFA-s ndaj Skenderbeut, reagon për herë të parë FSHF

0
128

Pas dyshimeve për trukim ndeshjesh të skuadrës së Skenderbetu dhe kërcënimit nga persona anonim ndaj inspektorëve të UEFA-s ka reaguar për herë të parë ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Në një deklaratë për shtyp FSHF, deklaron se distancohet plotësisht nga ngjarja ku pretendohet se inspektorët e UEFA-s janë kërcënuar me jetë.

Deklarata e FSHF-së

Federata Shqiptare e Futbollit distancohet plotësisht nga ngjarja më e fundit ku persona anonimë kanë cënuar integritetin moral dhe kanë shantazhuar inspektorët e UEFA-s në punën e tyre investigative.

FSHF inkurajon autoritetet policore për të zbardhur deri në fund origjinën e këtyre telefonatave intimiduese dhe të dënueshme. Si në çdo moment, edhe këtë radhë ajo është e gatshme të bashkëpunojë me UEFA-n dhe me autoritetet përkatëse për zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes e cila duhet të vërë përpara përgjegjësisë ligjore autorët.

FSHF shprehet e angazhuar maksimalisht në betejën kundër ndeshjeve të fiksuara. Federata e futbollit mbetet në solidaritet të plotë me UEFA-n në misionin e përbashkët kundër fenomenit të trukimit, duke ofruar çdo potencial të sajin bashkëpunues. Të tillë mekanizma kërcënues kanë vetëm një fund të sigurtë, atë të ndëshkimit nga forca e ligjit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here