Plotfuqishmëria/ Shehu zbulon detaje nga takimi me Presidentin Meta

0
169

Deputeti demokrat Tritan Shehu, nënkryetar i Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme, ishte një nga emrat që u përfshi në konsultat e Presidentit Ilir Meta, pasi ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati kërkoi plotfuqishmërinë për komisionin negociator në negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku një nga çështjet është edhe ajo për kufirin detar.

“Takimi me presidentin ishte një shkëmbim mendimesh dhe folëm për diplomacinë dhe politikën e jashtme. Ne ndajmë shqetësim të madh për hapat e ndërmarra në lidhje me ecurinë e negociatave. Greqia na ka mbështetur në procesin e Integrimit dhe nuk e ka bllokuar asnjëherë integrimin e Shqipërisë. Traktati i miqësisë nuk ka skaduar dhe ka edhe 5 vite afat, ndërsa nuk ka ‘gogol grek’ ndaj Shqipërisë”,  tha Shehu në studion e News 24.

Në vijim ai u shpreh se marrëveshja e detit e vitit 2009 ishte normale, por ajo u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për mungesën e aktit të plotfuqishmërisë. Sipas tij, sot ka një mostransparence nga ministri i jashtëm shqiptar.

“Marrëveshja e detit në vitin 2009 ishte një marrëveshje normale dhe racionale, por fatkeqësisht u anatemua politikisht dhe u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për mungesën e aktit të plotfuqishmërisë. Plotfuqishmëria jepet para marrëveshjes.

Sot kemi një moment anormal dhe të paqartë, pasi ministri grek thotë se marrëveshja me detin është arritur, ndërsa kemi një mostransparencë nga ministri i jashtëm shqiptar. Unë i besoj ministrit grek, pasi mendoj se ai thotë të vërtetën dhe nga ministri jonë ka heshtje”, theksoi Shehu.

Sipas tij, çështja e detit mes Greqisë dhe Shqipërisë duhet të zgjidhet në Gjykatën e të Drejtës Ndërkombëtare në Hagë.

“Mënyra më racionale për të mbyllur këtë marrëveshje dhe këtë çështje mendoj se duhet të shkojë në Gjykatën e të Drejtës Ndërkombëtare në Hagë. Kjo është një praktikë që e kanë ndjekur edhe shtete të tjera. Përmes kësaj mënyre do hiqen hijet dhe mostranparenca”, tha Shehu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here