Flet Di Maria/ Reali transformohet kur luan në Champions League

0
182

“Për Real Madrid, Champions League është Champions League. Është tërësisht ndryshe nga La Liga, nga Kupa e Mbretit, është shumë e ndryshme. Kur këndohet himni i Champions League, Real transformohet, futbollistët ndryshojnë plotësisht dhe mendoj se kjo do të ketë një peshë të madhe”.

Me këto fjalë Angel Di Maria ka nisur të analizojë supersfidën gjigante të Champions League mes Real Madrid dhe PSG.

“Real nuk luan për të patur zotërimin e topit, ndërsa ne e bëjmë. Kemi luajtur me të njëjtën mënyrë si Barcelona, por me Real Madrid duhet patur shumë kujdes nga kundërsulmet e tyre, nëse humbet një top atë e marrin Cristiano, Bale dhe Benzema. PSG është shumë e fortë se vitin e kaluar, por kjo nuk bën diferencën. Ndonjëherë për të fituar Championsin nevojitet të kesh jo vetëm një skuadër të mirë, por edhe fat. Pa atë nuk është e mundur të fitosh Championsin”, deklaroi Di Maria.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here