Kapet sasi e madhe drogë në Vlorë, 1 i arrestuar. Emri

0
230

Sekuestrohen 150 kilogramë kanabis, në Vlorë, ku 1 person është arrestuar.

Sipas policisë: Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në DVP.Vlorë, gjatë natës së sotme, kanë sekuestruar brenda një automjeti furgon tip “Benz”, një sasi prej 150 kilogramë lënde narkotike kanabisi.

Mjeti ndodhej në fshatin Cerkovinë, Novosel, i parkuar pranë banesës së shtetasit Ervin Zykaj.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore Policia ka arrestuar dhe shpallur në kërkim si autorë të kësaj vepre penale:

  • Ervin Zykaj, 42 vjeç, banues në Cerkovinë, (arrestuar).

Si dhe është shpallur në kërkim F.Gj., 30 vjeç, banues në Vlorë,

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar lënda narkotike dhe automjeti.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor për të tjerë persona të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here