Deputetja e LSI: Ju tregoj turpin e radhës së Qeverisë…

0
187

Votimi kundër i deputetëve socialist në “Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik” kudër nismës ligjore që parashikon që tekstet shkollore të jepen falas për nxënësit në arsimin e detyruar, është quajtur “turpi i radhës i qeverisë” nga deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj.

Në një shënim në rrjetet sociale, Mehmetaj shprehet:

Turpi i radhës i kësaj qeverie, e cila përveç mafioze është edhe #haxhiqamiliste.

Sot opozita i dha shansin maxhorancës të bënte të vetmen vepër të mirë për familjet shqiptare, të votonte pro që tekstet shkollore të jepen falas për nxënësit në arsimin e detyruar.

Çudia më e madhe nuk është që votuan kundër, por që për të dalë kundër kësaj nisme sjellin ish ministra që sot do duhej të ishin në burg për afera korruptive. Padyshim që kjo qeveri nuk ka fonde për arsimin, se fondet po i fusin në xhepat e tyre nëpërmjet konçesioneve dhe PPP-ve (mjafton të përmendim ato të shëndetësisë që ka bërë ish ministri).

Fatkeqsi për vendin tonë që drejtohet nga kjo qeveri. Këta duhet të ikin sa më parë që të munden shqiptarët të jetojnë të qetë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here