Shqipëria në krye të listës së BE si pastruese parash të pista, habit Rama: E lehtë të fajësoni shtete të vogla

0
146
Televizioni europian i lajmeve, EuroNews ka përgatitur një kronikë për vendet e Europës që sipas BE-së po pastrojnë parat të pista. Në krye të kësaj liste është Shqipëria.

Pikërisht për këtë çështje, gazetarja që ka përgatitur kronikën ka marrë një prononcim edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

E si përherë, Rama ia ka hedhur fajin institucioneve të BE-së dhe vendeve të tjera, duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi se si vendi ku ai është kryeministër prej 4 vitesh është rikthyer në listën e zezë të BE-së, për pastrimin e parave.

‘Ne kemi bërë shumë në këtë drejtim. Është shumë e lehtë të fajësosh të tjerët dhe është shumë më e lehtë të fajësosh vendet e vogla, të cilat luftojnë me kurajë për të ndryshuar dhe për të bërë një të ardhme më të mirë, pasi e kaluara nuk ka qenë shumë e mirë për ta’, është pohimi i thënë nga Edi Rama, të cilin mund ta ndiqni më poshtë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here