Ja si mund të kërkohet hipotekimi në rrugë elektronike

0
351

Qytetarët që janë në procedura për çështjet e pronave tashmë kanë një mundësi të re për të kryer aplikimet përmes portalit E-Albania. Tashmë me këtë shërbim ata mund të veprojnë me prokurë si përfaqësues të palëve të interesuar, si dhe mund të aplikojnë në portal duke kërkuar shërbimin “Regjistrim i prokurës”. Prokura regjistrohet në seksionin e pronësisë së kartelës së pasurisë së paluajtshme dhe dokumenti origjinal depozitohet në arkiv.

Përgjigjja për aplikimin vjen në rrugë elektronike ose edhe me postë, sipas dëshirës. Duke kryer këtë aplikim qytetarët mund të shmangin radhët e gjata pritëse nëpër sportele, si edhe mund të kursejnë kohë. “Pas dërgimit të aplikimit drejt ZRPP-së, ai do të procesohet nga specialisti i ZRPP-së dhe në varësi të informacionit kthimi i përgjigjes dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet informimit me e-mail, dërgimit të përgjigjes elektronike tek “Dokumentet e mia” në profilin e qytetarit në E-Albania, si dhe me shërbim postar nëse qytetari kërkon përgjigjen në format letër. Kërkesa për kryerjen e një shërbimi nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP), në zbatim të Ligjit Nr. 33/2012 bëhet nga kërkuesi, vetë ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij, noteri apo asistenti i noterit. Pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme funksionon Regjistri Elektronik i Përpunimit të Kërkesave, i cili garanton trajtimin e praktikave sipas radhës së paraqitjes së kërkesave. Minimalisht, në regjistër regjistrohen numri i kërkesës, data e paraqitjes dhe data e përfundimit të afatit për trajtim, sipas rendit kronologjik. Kërkuesi, që paraqet një kërkesë për kryerjen e një shërbimi nga ZRPP-ja, pajiset me një numër identifikimi të kërkesës dhe Kodin e Sigurisë, me anë të të cilëve mund të verifikojë gjendjen e trajtimit të kërkesës së tij. Kthimi i përgjigjes elektronike dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet dërgimit tek “Dokumentet e mia” në E-Albania dhe informimit me e-mail për shkarkimin e përgjigjes elektronike. Gjithashtu nëse qytetari dëshiron përgjigjen në format letër, e merr nëpërmjet shërbimit postar. Çdo tarifë për shërbimin në ZRPP, paguhet në llogarinë bankare të Zyrës së Regjistrimit”, thuhet në portalin e E-Albania.

 

Dokumentacioni i nevojshëm

-Dokument identifikimi i përdoruesit: Kartë Identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin e-Albania)

-Prokurë përfaqësimi

-Dokument pronësie

 

Hapat e procedurës

-Identifikohuni si qytetar ose si biznes në portal

-Zgjidhni shërbimin “Regjistrim i prokurës”

-Klikoni butonin “Përdor”

-Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi Zyrën vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, mbi pronën, mbi shërbimin/shërbimet e kërkuara dhe taksat e nevojshme.

-Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit

-Shkarkoni mandatpagesën me të cilën mund të paraqiteni në bankë për të kryer pagesën e nevojshme

-Punonjësi i ZRPP-së proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me e-mail aplikuesit, me URL-në e shkarkimit të përgjigjes elektronike të ruajtur tek “Dokumentet e mia” në e-Albania, ose me njoftimin e arsyes së refuzimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here