Kukësi sot bën historinë

0
161

Altin Vorpsi

Ëndrra për të parë një skuadër shqiptare që kalon tri raunde radhazi në kupat e Evropës mund të bëhet realitet nga Kukësi, që në “Metalurg Stadium” të Donjeckut thjesht duhet të administrojë avantazhin 2-0 të “Qemal Stafës” për të shkruajr historinë me germa të arta

 

 

995945_480624465367820_638255804_nRezultati i marrë në takimin e parë i jep Kukësit një dozë të lartë morali për të bërë diçka që asnjë shqiptare nuk ka bërë, ndërkohë që emri i kundërshtarit e “fton” skuadrën e Cungut që të luajë me këmbë në tokë. Arritja është e madhe. Përveç mbërritjes në fazën play off, Kukësi do të bëhej e vetmja skuadër shqiptare që kalon tri raunde radhazi në kupat e Evropës. Ndërkaq, rivali që e pret në “Metalurg Stadium” është Metalurg Donjecku.

Ecuria

Ecuria e jashtëzakonshme brenda një periudhe të shkurtër kohore, ku nga debutues dhe surprizë e Superiores, Kukësi u shndërrua në realitetin më të bukur të futbollit shqiptar edhe në aventurën evropiane, pritet të shpërblehet me kualifikimin në fazën play off të Europa League, ku shorti mund t’i vërë përballë nënkampiones së Shqipërisë emra sugjestionues si Totenhem Hotspër, Dinamo e Kievit apo Fiorentina.

Optimizmi

Pavarësisht nga diferencat e ndjeshme në cilësi dhe buxhet, formacioni që drejtohet nga Armando Cungu beson se me një lojë të mirorganizuar në mbrojtje mund t’i bëjë ballë furisë së Metalurgut, që do të kërkojë hakmarrjen për humbjen turpëruese në Tiranë. Trajneri shkodran, për fat të keq, nuk do të ketë në dispozicion argjentinasin Lukas Malakarne, i cili nuk arriti të riaftësohej në kohë për këtë sfidë.

Formacioni

Në një rreshtim mbrojtës 4-2-3-1, vetëm sulmuesi serb Llazar Popoviç do të ketë mundësi të kalojë vijën e mesit të fushës. Portieri Halilaj, heroi i kualifikimit me Sarajevon, mbetet titullar i padiskutueshëm në portë, ndërsa në mbrojtje do të rreshtohen Peqini, Brahja, Mallota dhe Hallaçi. Erando Karabeci dhe Igli Allmuça pritet të formojnë murin para mbrojtjes, Progni dhe Hoxha do të mbulojnë krahët e mesfushës, ndërsa Alikaj mund të tentojë në momente të veçanta t’i vijë në ndihmë sulmuesit Popoviç.

 

Merkatoja e Kukësit nuk ka mbarim

Dritan Smajli mund të jetë i pari nga shumë që mund të vijnë drejt Kukësit. Skuadra verilindore pritet të bëjë të tjera goditje në merkato, duke përfituar nga shkrirja e Flamurtarit për mungesë financash. Burime pranë nënkampionëve të Shqipërisë bëjnë të ditur se kanë nisur bisedimet me mesfushorin kroat, Davor Bratiç, i cili kërkon të vijojë karrierën në Kategorinë Superiore. Mbeten për t’u diskutuar kërkesat financiare të 26-vjeçarit, i cili synon të përfitojë 40 mijë euro në sezon. Për shërbimet e ish-futbollistit të Skënderbeut dhe Flamurtarit interesohet edhe Kastrioti, që vështirë se mund të mposhtë konkurrencën e Kukësit në aspektin financiar. Korrektësia e presidentit Gjici si dhe arritjet mbresëlënëse të skuadrës verilindore kanë nxitur edhe të riun Andi Ribaj për t’iu bashkuar Kukësit. Sulmuesi 23-vjeçar, i cili vetëm pak javë më parë iu bashkua Flamurtarit, i është vetofrouar formacionit të Armando Cungut. Problem mbetet fakti që Kukësi tashmë e ka të kompletuar skuadrën me lojtarë anësorë, çka do të thotë se 23-vjeçari do ta ketë të vështirë të gjejë hapësira në formacion. Zhvillime konkrete në kampin kuksian, sa i përket merkatos, mund të ketë sapo skuadra verilindore të kthehet nga Donjecku.

 

 

Merkato

Pejiçi më larg Skënderbeut

Kartoni i kuq i marrë nga Pero Pejiçi, 10 minuta nga fillimi i pjesës së dytë, la shije të hidhur te drejtuesit e Skënderbeut, që e konsiderojnë si shkaktarin kryesor për eliminimin nga Champions-i, edhe pse deri në ato momente 30-vjeçari tregoi një formë shumë të mirë. Shenjat e nervozizmit në fushë, por edhe mosmarrëveshjet gjatë fazës përgatitore që kulmuan me largimin për provë në Kinë pa lejen e drejtuesve, kanë çuar në ftohjen e marrëdhënieve. Pozicioni i sulmuesit kroat kompromentohet edhe nga zërat e fundit që flasin për një transferim të mundshëm në Korçë të Migen Memellit, i cili u largua nga Flamurtari për shkak të problemeve financiare të skuadrës vlonjate. 33-vjeçari shihet si alternativa më e përshtatshme për zëvendësimin e Pero Pejiçit, pasi të dy luajnë në të njëjtin pozicion. Vlen të përmendet fakti që ishte pikërisht Memelli sulmuesi që zuri vendin e Pero Pejiçit te Flamurtari një vit më parë. Memelli nuk do ta kishte problem përshtatjen në Korçë, pasi ai e ka nisur karrierën pikërisht te Skënderbeu në sezonin 2000-2001, për t’i bashkuar sërish skuadrës juglindore në sezonin 2005-2006. Transferimi pak ditë më parë në Korçë i Gjergji Muzakës, me të cilin Memelli ka krijuar partneritetin e sulmit te Flamurtari, mund të jetë një element shtesë që mund t’i dërgojë palët drejt një marrëveshjeje, që në çdo rast do të varet nga largimi i mundshëm i Pero Pejiçit nga Skënderbeu.

 

Miqësorja

Prishtina pret Partizanin

Prishtina të dielën do të presë të kuqtë në Kosovë, pasi do të zhvillojnë një miqësore mes tyre në orën 18:00. Pritet që ky test të shërbejë për të dyja ekipet për të parë lojtarët që kanë në dispozicion, por edhe për një tjetër motiv. Mentor Mazrekaj, përforcimi i fundit i të kuqve, në atë takim do të aktivizohet për të dyja ekipet. Mesfushori do të luajë një pjesë me Prishtinën, ndërsa tjetrën me ekipin e tij të ri, Partizanin.

 

Merkato

Tek bardheblutë vazhdojnë bisedimet

Në një kohë që ekipi vijon përgatitjet, Tirana e zyrave po mendon për merkaton. Edhe pse nuk ka zyrtarizime të tjera, në klub kanë intensifikuar bisedimet me lojtarët që kanë në planet e tyre. Gjithsesi, sapo të zgjidhet ngërçi ekomomik, edhe për vetë futbollistët nuk do të ketë më dyshime, por do të afrohen pa u menduar dy herë te bardheblutë. Lojtarët e lakuar deri më tani janë të shumtë, ku sigurisht përmendet Cikalleshi apo ata të Flamurtarit (që tashmë janë të lirë). Por, nëse konkretizohet projekti i Gjicit, do të ketë prurje edhe nga Kukësi.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency