Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Divjakës pasi ka tentuar të vrasë me thikë një bashkëmoshatar të tij. Policia ka arrestuar shtetasin E. P, 17 vjeç, banues në fshatin Karavasta e Re.
Policia thotë se “arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin A.B, 17 vjeç, banues në Karavasta e Re, Divjakë, i cili ndodhet në Spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.