Horoskopi 15 Nëntor 2016

0
305

Dashi (21 mars- 19 prill)

Partneri/partnerja juaj ose qoftë dhe një mik i afërt mund të jetë i shqetësuar në lidhje me disa probleme, por nuk arrin që ta ndajë me ju. Kini durim pasi do të flasin në momentin e duhur. E vetmja gjë që mund të bëni, është ti mbështesni deri në fund.

Demi (20 prill- 19 maj)

Kurioziteti juaj i tepërt, ju shtyn ndonjëherë të përfshiheni në situata që nuk ju takojnë. Në fillim do ju duket argëtuese, por më vonë do e kuptoni që jeni në gabim. Megjithatë, njerëzit përreth e kuptojnë që gjërat nuk i bëni me qëllim të keq.

Binjakët (20 maj- 20 qershor)

Sot mund të largohet një koleg i juaji dhe kjo do ju mërzisë paksa, por nga ana tjetër ju jep mundësinë për të fituar një post të ri. Do të keni konkurrencë dhe me kolegët e tjerë, por kjo s’duhet tju frikësojë. Keni punuar mjaftueshëm për ta merituar vendin.

Gaforrja (21 qershor- 22 korrik)

Sot do të përfshiheni në disa aktivitete shoqërore, të cilat do ju ndihmojnë të njihni njerëz të rinj, ose të njihni më mirë miqtë tuaj. Pavarësisht se janë tepër argëtuese, ndonjëherë mund tju marrin shumë kohë dhe e ndjeni nevojën për të qëndruar vetëm.

Luani (23 korrik- 22 gusht)

Disa situata traumatike të kaluara, mund tju rikthehen dhe kjo do ju bëjë të ndjeheni të mërzitur dhe me një boshllëk. Mos u shqetësoni, pasi me kalimin e ditëve do të ktheheni në gjëndjen e mëparshme dhe do të vijë një moment që këto situata të hidhura ti keni hequr përfundimisht nga mendja juaj.

Virgjëresha (23 gusht- 22 shtator)

Sot do ta gjeni veten të tërhequr pas astrologjisë, alkimisë. Ju pëlqen ta mendoni veten si realist dhe me këmbë në tokë, por sot mund të dilni pak nga e zakonshmja. Largohuni më shpesh nga rutina sepse ju jep mundësi të njihni më mirë veten.

Peshorja (23 shtator- 22 tetor)

Disa dokumenta të rëndësishëm që lidhen me punën tuaj do ju zenë pak kohë sot dhe për këtë arsye do të ishte mirë sikur të merreshit me to që në mëngjes. Në rast se hasni vështirësi, mos ngurroni të pyesni dikë apo të kërkoni ndihmë.

Akrepi (23 tetor- 21 nentor)

Sot është dita që të merreni pak me veten tuaj. Rizbuloni ato aftësi që mendonit se i kishit humbur dhe rifitoni personin e mëparshëm. Ndonjëherë është mirë të ktheni kokën nga e kaluara për të ecur përpara.

Shigjetari (22 nentor- 21 dhjetor)

Sot mund ta gjeni veten të zënë me punë dhe kjo do ju sjellë të ardhura monetare, por jo aq sa mendonit. Nëse dëshironi të nisni në projekt të ri dhe s’keni fonde të mjaftueshme, mos ngurroni të kërkoni ndihmë financiare nga personat përreth jush.

Bricjapi (22 dhjetor- 20 janar)

Disa thashetheme në lidhje me një person të caktuar, do ju bëjnë të dyshoni tek ai/ajo. Zemra ju thotë të mos i besoni, por mendja thotë të kundërtën. Ndonjëherë është mirë që ti besoni intuitës dhe të veproni në bazë të ndjenjave.

Ujori (21 janar- 19 shkurt)

Sot do të ndjeheni të lodhur nga puna e vazhdueshme dhe keni nevojë për pak pushim, pasi ndonjëherë e mbingarkoni veten me më shumë punë seç duhet. Disa ditë larg rutinës do ju bënin shumë mirë. Lerini punët për kur të ktheheni dhe nëqoftëse s’ja dilni dot vetëm, kërkoni ndihmë.

Peshqit (20 shkurt- 20 mars)

Ju jeni vazhdimisht në kërkim të gjërave të reja dhe sapo ju kap syrin ndonjë interes i ri, menjëherë filloni të kërkoni informacione rreth tij. Kjo është një gjë shumë e mirë, pasi ju ndihmon që të zhvilloheni nga ana intelektuale. Vazhdoni kështu çdo ditë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here