Zbardhet letra/ SHISH, ministres së Mbrojtjes: Avionët u ulën në Gjadër, dyshojmë për drogë

0
146

 

Dyshime mbi përdorimin e avionëve privat, si mjet për transportin e lëndëve narkotike. Deri    tani kemi evidentuar se kjo mënyrë po përdoret në rrethet: Gjirokastër dhe Lushnje”

SHISH: Radarët sipas të dhënave tona në disa raste keqpërdoren ose nuk ekzistojnë fare, si në rastin e aerodromit të Gjadrit

 

sali letraZbulohet letra që Shërbimi Informativ Shtetëror i ka dërguar ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, ku jepen detaje se një avion i vogël sportiv i bardhë është ulur në aeroportin e Gajdrit. Shkresa e SHISH u zbardh dje në emisionin “Ajsberg” në news 24 të  gazetarit Artur Çani, ku u sollën faktet e para lidhur me akuzat për përfshirjen e Forcave të Armatosura në trafikun e drogës. Në shkresën e SHISH citohej se ka dyshime serioze për shfrytëzimin e aeroportit Gjadër në funksion të trafikut të drogës. “Nga të dhënat në proces verifikimi, u informuam se në datë 19.03.2014, rreth orës 07;00 të mëngjesit, në fund të pistës kryesore të aerodromit të Gjadrit është ulur një avion i vogël sportiv, tip Charter, me ngjyrë të bardhë. Pas uljes së avionit, shumë afër tij erdhi dhe u afrua një automjet tip furgoni “Veko”, me ngjyrë të bardhë, i mbyllur me targë të Vlorës. Ky avion vjen dhe ulet shpesh herë në aerodromin e Gjadrit.  Bazuar në indicet tona, dyshojmë se ardhja e këtij avioni ka pasur për qëllim transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.Rreth orës 08:00 të asaj datë në aerodromin e Gjadrit erdhën dhe efektivë të Drejtorisë së policisë së Qarkut Lezhë, sepse ishin informuar se një avion ishte ulur në fundin e pistës kryesore të Gjadrit”, thuhej në shkresën e SHISH.

 

Dokumenti i Gjadrit

Në shkresën e SHISH drejtuar ministres së Mbrojtjes, theksohet se fakti që një avion ulej shpesh në aeroportin e Gajdrit, gjë kjo që është konfirmuar edhe nga banorët e zones dhe për të ka dijeni edhe policia. “Të dy strukturat tona në Qarkun e Lezhës, si ato të SHISH dhe ato të policisë së shteti bënë verifikimin e tyre në terren. Nga ana jonë u mësua se efektivët ushtarak të aerodromit ishin shprehur në prani të strukturave të policisë se radarët nuk funksionojnë dhe për rrjedhojë nuk kanë dijeni dhe nuk kanë konstatuar të ulen ndonjëherë avion në aerodromin e Gjadrit. Për rastin në fjalë si nga ne ashtu dhe nga policia, u pyetën banorët e zonës përreth, të cilët konfirmuan uljen e një avioni rreth orës 07:10 minuta të datës 19.03.2014. Për sa më sipër SHISH, nisur nga disa indicie të tij, por marrë shkas dhe nga një indor i përcjell nga shërbimi informativ i ushtrisë në tetor të vitit 2013, ka filluar punën operative për mbledhjen e të dhënave me qëllim vërtetimin e dyshimeve se në aerodromin e Gjadrit ulen avion të vegjël, me funksion të transportit të drogës dhe trafikimit të saj jashtë vendit”, nënvizohet në letër. Më tej në  shkresën e SHISH sqarohet se janë evidentuar dhe raste të tjerë që lidhjen me përdorimin e avionëve të vegjël për trafikimin e drogës nga Shqipëria jashtë vendit. “Gjithashtu nga ana jonë janë evidentuar dhe raste të tjerë që lidhjen me përdorimin e avionëve të vegjël për trafikimin e drogës nga Shqipëria jashtë vendit. Për këto situata kemi informuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me shkresën 666 prot, datë 11.03.2014, më Lëndë: Dyshime mbi përdorimin e avionëve privat, si mjet për transportin e lëndëve narkotike. Deri tani kemi evidentuar se kjo mënyrë po përdoret në rrethet: Gjirokastër dhe Lushnje. Jemi informuar nga strukturat tona në baze se ky informacion i është kaluar Drejtorive të Policisë në qarqet përkatëse, të cilat kanë filluar bashkëpunimin konkret mes tyre”, thuhej në shkresën e SHISH. Në fund të shkresës, ky institcucion bëri të ditur se në vlerësimin e tij,: “çka paraqet rëndësi në evidentimin e saktë të mjeteve të ndyrshim që po përdoren në transportin e drogës në linjat detare dhe ajrore është përdorimi i radarëve, të cilët sipas të dhënave tonë në disa raste keqpërdoren ose nuk ekzistojnë fare, si në rastin e aerodromit të Gjadrit”.

 

Dokumenti i gjadrit/ Shkresa e plotë e SHISH

Republika e Shqipërisë, Shërbimi informativ i Shtetit, nr.770 Protokoll

Lënda: Dyshime serioze për shfrytëzimit e Aerodromit të Gjadrit, Lezhë në funksion të transportit dhe trafikut të drogës,

Znj. Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes, Tiranë

Nga të dhënat në proces verifikimi, u informuam se në datë 19.03.2014, rreth orës 07:00 të mëngjesit, në fund të pistës kryesore të aerodromit të Gjadrit është ulur një avion i vogël sportiv, tip Charter, me ngjyrë të bardhë. Pas uljes së avionit, shumë afër tij erdhi dhe u afrua një automjet tip furgoni “Veko”, me ngjyrë të bardhë, i mbyllur me targë të Vlorës. Ky avion vjen dhe ulet shpesh herë në aerodromin e Gjadrit.

Bazuar në indicet tona, dyshojmë se ardhja e këtij avioni ka pasur për qëllim transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Rreth orës 08:00 të asaj datë në aerodromin e Gjadrit erdhën dhe efektivë të Drejtorisë së policisë së Qarkut Lezhë, sepse ishin informuar se një avion ishte ulur në fundin e pistës kryesore të Gjadrit.

Të dy strukturat tona në Qarkun e Lezhës, si ato të SHISH dhe ato të policisë së shteti bënë verifikimin e tyre në terren. Nga ana jonë u mësua se efektivët ushtarak të aerodromit ishin shprehur në prani të strukturave të policisë se radarët nuk funksionojnë dhe për rrjedhojë nuk kanë dijeni dhe nuk kanë konstatuar të ulen ndonjëherë avion në aerodromin e Gjadrit. Për rastin në fjalë si nga ne ashtu dhe nga policia, u pyetën banorët e zonës përreth, të cilët konfirmuan uljen e një avioni rreth orës 07:10 minuta të datës 19.03.2014. Për sa më sipër, Shërbimi Informativ i Shtetit, (SHISH,) nisur nga disa indicie të tij, por marrë shkas dhe nga një indikator i përcjell nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë në tetor të vitit 2013, ka filluar punën operative për mbledhjen e të dhënave me qëllim vërtetimin e dyshimeve se në aerodromin e Gjadrit ulen avion të vegjël, me funksion të transportit të drogës dhe trafikimit të saj jashtë vendit. Gjithashtu nga ana jonë janë evidentuar dhe raste të tjerë që lidhjen me përdorimin e avionëve të vegjël për trafikimin e drogës nga Shqipëria jashtë vendit. Për këto situata kemi informuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me shkresën 666 prot, datë 11.03.2014, më Lëndë: Dyshime mbi përdorimin e avionëve privat, si mjet për transportin e lëndëve narkotike. Deri tani, kemi evidentuar se kjo mënyrë po përdoret në rrethet: Gjirokastër dhe Lushnje. Jemi informuar nga strukturat tona në bazë se ky informacion i është kaluar Drejtorive të Policisë në qarqet përkatëse, të cilat kanë filluar bashkëpunimin konkret mes tyre. Në vlerësimit tonë, çka paraqet rëndësi në evidentimin e saktë të mjeteve të ndryshme që po përdoren në transportin e drogës në linjat detare dhe ajrore është përdorimi i radarëve, të cilët sipas të dhënave tonë në disa raste keqpërdoren ose nuk ekzistojnë fare, si në rastin e aerodromit të Gjadrit. Vijojmë punë operative, për çka do të rezultojë, do ju informojmë në kohë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency