Një ditë pas përmbytjeve, Laçi në harresë. Basha ka një apel për Ramën! (FOTOT)

0
140

Kohët e fundit kryeministri Edi Rama ka pasur takime të shpeshta me fermerët në zona të ndryshme të Shqipërisë, ashtu siç ishte bashkëbisedimi i sotëm me fermerë të Manzës në Durrës.

Por për liderin demokrat Lulzim Basha, më e rëndësishme se sa dalja në televizor, është qëndrimi pranë familjeve shqiptare që kanë nevojë. Banorët e përmbytur nga reshjet në zonën e Laçit, sipas Bashës – janë lënë në mëshirë të fatit, dhe ndaj ai thekson se në vend të investimeve imagjinare, kryeministri duhet t’i kishte dhënë ndihmë financiare familjeve të përmbytura.

Kreu i Partisë Demokratike i shoqëruar nga disa deputetë të djathtë ishte sot pranë këtyre familjeve, të cilat brenda një viti janë përmbytur disa herë.

“Edi Rama, sa rri në televizor e flet për investime imagjinare, të shkojë në Laç e të shikojë impaktin e “investimeve” të tij. Qindra familje janë në ujë e qindra të tjera në rrezik përmbytje. Asnjë ndihmë nga qeveria, asnjë mbështetje financiare dhe pse brenda një viti janë përmbytur pesë herë. Përballu me qytetarët që i ke lënë në mëshirë të fatit, mos u fshih pas regjisë qendrore me pseudo takime ku atyre që të thonë të vërtetën u mohon të drejtën e fjalës.”, shkruan Basha në një postim në rrjetin social Facebook ku ka publikuar edhe foto nga situata e rëndë e familjeve të përmbytura në Laç.

14657268-1263719147012597-8676858927180464610-n_1476204603-4525737 14717127-1263719503679228-172982917327556780-n_1476204603-8641959 14695542-1263717447012767-198679398311962940-n_1476204604-7937293 14642318-1263715890346256-2410412826307447522-n_1476204604-7906506 14717117-1263718633679315-3619666540598438301-n_1476204604-7291298 14682058-1263718997012612-3109176006461842753-o_1476204604-2443443 14632934-1263717943679384-6553974456787472852-n_1476204604-424749

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here