RENEA mësyn gjatës natës në Shkodër, ‘rrëmben’ 2 të dyshuar si vrasës me pagesë…

0
131

Forcat RENEA, FNSH dhe Forcat operacionale kanë zhvilluar gjatë natës një operacion në fshatin Bardhaj të Shkodrës dhe kanë shoqëruar, dy persona me mbiemrin Doçi. Të dy dyshohet se janë vrasës me pagesë, sipas burimeve.

Operacioni në Shkodër është  në vazhdën e hetimit për pengmarrjen edhe vrasjen e Jan Prengës, trupi i të cilit që dyshohet se u gropos në zonën e Shijakut, ende nuk është gjetur.

Në hetimet për vrasjen e Prengës kanë dalë emrat e shumë grupeve kriminale të përfshirë dhe tashmë Policia shqiptare është angazhuar për arrestimin e tyre. Pesë janë arrestuar deri tani dhe 8 janë shpallur në kërkim, pjesa më e madhe e tyre nga Shkodra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here