Hoxha: Metalla sillet si bajraktar Gjyqtari: Sulmet janë të importuara

0
174

Elton Qyno

1J_sig_Gjyqtaret_tjetersuan_60_milione_euroPërplasje në mbledhjen e Unionit të Gjyqtarëve. Gerd Hoxha: Kryetari mban vulën në xhep

Gjyqtari i Durrësit: Në union nuk ka ardhur asnjeri me forcë, por të gjithë janë vullnetarë

 

Mbledhja e Unionit të Gjyqtarëve ishte menduar si një takim vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të këtij unioni, por që në fakt ka përfunduar me akuza dhe kundërakuza mes disa gjyqtarëve. Gjykatësi i Tiranës, Gerd Hoxha, që është anëtar i bordit drejtues të këtij unioni, ka akuzuar kryetarin e këtij unioni, njëherësh drejtuesin e Gjykatës së Durrësit, Ervin Metallën, se kohët e fundit ai është sjellë si bajraktar i këtij unioni, duke nënkuptuar se Metalla e ka shfrytëzuar këtë bashkim gjyqtarësh vetëm për interesat e tij personale dhe aspak në shërbim të gjyqtarëve të tjerë që janë anëtarë. Nga ana tjetër këto sulme Metalla i ka quajtur si të pabaza dhe të stisura duke shkuar edhe më tej, ku ka pohuar se sulmet janë importuar nga politika. Këto deklarata janë bërë mes mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Gjyqtarëve, ku në diskutim është shtruar faktori që ka ky union në rastet kur gjyqtarët hetohen në mënyrë të paligjshme, apo kur ndaj tyre merren masa administrative në kundërshtim me ligjin nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Sipas gjyqtarit Hoxha, një mbrojtje e tillë nuk ka ndodhur në asnjë rast, duke shtuar se në të vetmin rast kur është vendosur të reagojnë me një letër konkrete, kryetari i unionit Ervin Metalla, ka marrë vulën në xhep dhe sot e kësaj dite ende nuk janë firmosur letrat.

Kryetari bajraktar

Gerd Hoxha nuk ka heshtur pas mbledhjes së muajit mars të këtij unioni, ku u dol në përfundimin për dërgimin e disa letrave në disa institucione të drejtësisë, me qëllim denoncimin e disa rasteve të hetimit të gjyqtareve, hetim ky që është bërë në kundërshtim me Kushtetutën. Hoxha ka pohuar, duke e akuzuar Ervin Metallën si një bajraktar, se ka krijuar kultin e individit në këtë union. “Rasti më flagrant ku kryetari i bordit drejtues, Ervin Metalla, ka mishëruar kultin e individit apo parime të bajraktarizmit është gjatë këtyre muajve. Shpeshherë është i pranishëm në politikën tonë, është rasti i mbledhjes së fundit të muajit mars. Në rastin konkret pamë disa parregullsi kushtetuese apo ligjore në hetimin e disa gjyqtarëve. Këto parregullsi u konstatuan dhe nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, për këtë arsye ne si union morëm një vendim për t’u drejtuar me një letër. Letra u përgatit dhe u la koha e nevojshme që anëtarët të jepnin mendimin e tyre. Kaloi dhe ai afat dhe sot e kësaj ditë pas dy muajsh kryetari i Unionit të Gjyqtarëve, duke mbajtur vulën në xhep nuk ka bërë të mundur dërgimin e këtyre letrave”, – është shprehur publikisht gjyqtari Gerd Hoxha. Më tej ky i fundit ka shtuar duke akuzuar Metallën se e ka kthyer Unionin e Gjyqtarëve në një vegël që e përdor vetëm për qëllimet e tij personale dhe aspak në mbrojtje të interesave të gjyqtarëve.

“Sulmet, të importuara”

Akuzave të gjyqtarit të Tiranës, Gerd Hoxha, i është përgjigjur me të njëjtën monedhë gjyqtari i Durrësit, Ervin Metalla. Ky i fundit nëpërmjet një deklarate i ka lënë Hoxhës të nënkuptojë se në union nuk e ka marrë njeri me forcë, por është anëtarësuar me vullnetin e tij. Më këtë Metalla i ka pohuar Hoxhës se nëse nuk i pëlqen mund edhe të largohet. “Shoqata e Gjyqtarëve është një bashkim vullnetar i gjyqtarëve që nuk mund të kërkohet pjesëmarrje me detyrim. Të gjitha këto veprime dhe sulme më duken një nuancë politike e importuar. Tek e fundit, nëse individi nuk bie dakord me qëndrimet e shoqatës, kjo është demokracia tek e fundit”, – ka deklaruar Ervin Metalla. Gjyqtari i Durrësit ka disa vite që drejton Unionin e Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe gjatë kësaj kohe ka organizuar dhjetëra konferenca studimore me tematikën e reformave në drejtësi, ku edhe kanë marrë pjesë edhe juristë të huaj nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.

2 mungesat

Edhe pse ishin ftuar zyrtarisht dy njerëzit që qëndrojnë në krye të gjyqësorit nuk kishin marrë pjesë në këtë takim. Presidenti Bujar Nishani dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, s’kanë qenë prezent gjatë diskutimeve të kryera në këtë union.

 

Aksidenti

Peshkopi, aksidentohet për vdekje 53-vjeçarja

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur dje në qytetin e Peshkopisë. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, ndërsa mësohet se viktima është 53-vjeçarja Vera Bunguri, e cila ishte duke udhëtuar në këmbë, por është përplasur nga një automjet tip ‘Mercedes-Benz’ me targë AA 280 AJ. Për pasojë dëmtime ka marrë edhe shoferi i makinës, i cili është Nazif Lusha. Ai është dërguar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën mjekësore. Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbuluar se cilat kanë qenë shkaqet e aksidentit. Nga verifikimet paraprake është konstatuar se drejtuesi i mjetit ka lëvizur me shpejtësi në momentin kur në rrugë përpara mjetit ka dalë gruaja 53-vjeçare, e cila nuk ka pasur kohë të largohet dhe është goditur me forcë nga drejtuesi i makinës. Ky i fundit për t’iu shmangur aksidentit ka tentuar të manovrojë, por ka dalë nga rruga dhe më pas është plagosur edhe vetë.

 

Droga në Gjirokastër

Bllokohen 60 kg hashash, do të trafikohej në Itali

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës 60 kg marijuanë. Sipas policisë, dy të rinj janë pikasur rreth 300 metra larg postbllokut të policisë në Ujit e Ftohtë, duke transportuar drogën në një çantë shpine. Por teksa kanë hasur në ndjekjen e policisë ata janë larguar me vrap duke braktisur sasinë e drogës. Policia gjeti gjithsej 40 pako drogë të mbështjella me natriban, disa prej tyre me mbishkrime, me nga 1.5 kg secila. Dy të rinjtë janë identifikuar si I. M. dhe D. A., përkatësisht 17 dhe 18 vjeç nga fshati Hormovë. Ata janë shpallur në kërkim nga policia. Sipas burimeve zyrtare, destinacioni përfundimtar i drogës ishte Italia. Ndërkaq, në kërkim është shpallur edhe një tjetër person, i cili priste drogën nga ana tjetër e postbllokut me automjetin e tij. Hetimet rreth kësaj çështjeje janë duke vijuar nga ana e Prokurorisë së Gjirokastrës, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë.

 

 

Rrahman Domi

Në aplikimin e nenit 55 të K. Penal në bashkim të dënimeve të mësipërme, dënimin e të pandehurit Rrahman Domi me 7 vjet burgim. • Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Rrahman Domi me 4 vjet e 8 muaj burgim.

Orient Hoxha
Në aplikimin e nenit 55 të K. Penal në bashkim të dënimeve të mësipërme, dënimin e të pandehurit Orient Hoxha me 5 vjet burgim. • Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Orient Hoxha me 3 vjet e 4 muaj burgim.

Kadim Madana
Në aplikimin e nenit 55 të K. Penal në bashkim të dënimeve të mësipërme, dënimin e të pandehurit Kadim Madana me 5 vjet burgim. • Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Kadim Madana me 3 vjet e 4 muaj burgim.

 

Rrëmbeu dhe përdhunoi të miturën, gjykata lë në burg babain e dy fëmijëve

Gjykata e Tiranës izoloi në qeli, nën masën e sigurisë “Arrest me burg”, babain e dy fëmijëve, 40-vjeçarin Shkëlqim Dini. Ndaj të dyshuarit, prokuroria ka ngritur akuzën e “Marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur”, pasi për 4 ditë e ka mbajtur të izoluar në hotel një 16-vjeçare nga Librazhdi. I dyshuari nuk e ka pranuar akuzën, duke pretenduar se është i dashuruar me 16-vjeçaren, e cila së bashku me babain e saj e ka denoncuar 40-vjeçarin për “Përdhunim”. Sipas akuzës, 40-vjeçari Dini është njohur nëpërmjet telefonit me vajzën e mitur, me të cilën ka shkëmbyer për rreth dy muaj mesazhe telefonike, deri ditën kur janë takuar në Tiranë. Pas këtij takimi, i dyshuari e ka strehuar vajzën në një hotel duke e mbajtur për 4 ditë. Gjatë kësaj kohe, sipas vajzës, 40-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj. Ndërkohë, avokati pretendoj se vajza ka qëndruar me dëshirën e saj dhe sapo e ka marrë vesh se i dashuri është i martuar dhe ka fëmijë, ka vendosur ta denoncojë atë. Mirëpo një alibi e tillë është kundërshtuar nga ana e përfaqësuesit të Prokurorisë së Tiranës, i cili ka pohuar se 16-vjeçarja është mbajtur me forcë dhe se ndaj saj është ushtruar presion i vazhdueshëm, duke u përdhunuar disa herë me radhë gjatë qëndrimit në hotel. Për pasojë trupi gjykues vendosi të pranonte kërkesën e prokurorisë, duke vendosur të lërë në masën “Arrest në burg” 40-vjeçarin e akuzuar. Prova kryesore që ka bindur gjykatën të marrë këtë vendim ka qenë dëshmia e shtetases 16-vjeçare, e cila ka treguar me detaje të gjithë tmerrin që kishte pësuar gjatë qëndrimit katërditor në hotel.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency