E preku ligji i dekriminalizimit, Aqif Rakipi “çon” djalin dhe dhëndrin në Kuvend

0
387

Në segmente të caktuara, “lufta” brenda partisë ishte më e fortë se ajo përballë kundërshtarit në zgjedhjet e 25 Prillit. Në momentin që përfundoi numërimi për partinë dhe PS u shpall fituese, e gjithë vëmendja u zhvendos te kandidatët. Deri tani surpriza e madhe është djali ish-deputetit Aqif Rakipi.

Ornaldo Rakipi ishte i 30-ti në listën e PS-së, po theu herësin duke u futur te fituesit dhe zbritur Ervin Bushatin në listën e humbësve. Por Aqif Rakipi përveç pasardhësit gjenetik do të ketë edhe një tjetër të afërm në Kuvend, i cili është Sajmir Hasalla. Ai ishte i pesti në listën e qarkut të Elbasanit me PS.

Ish-kryetari i Bashkisë së Peqinit, bashkëshorti i mbesës së ish-deputetit arriti që të futej në Kuvend, pasi PS mori në Elbasan 8 mandate. Por edhe nëse nuk do të ishte në listën fituese, Sajmir Hasalla i kishte marrë masat, pasi arriti që siguronte 11518 vota preferenciale.

Në 5 janar 2018 KQZ me pesë vota pro miratoi kërkesën e prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit Aqif Rakipi për shkak të shkeljeve që gjeti prokuroria në plotësimin e formularit të ligjit të dekriminalizimit./ db/Abcnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here