Rama, Nano, NATO, Nulland ose null and (asgje edhe)… /Nga Arian Galdini

0
913
1. Ne marsin ose fillimprillin e vitit 2012 me bie tel dhe degjoj nje ze qe me prezantohet si Fatos Nano. Kisha qene nje nder njerezit me te ashper me veprimtari politike, deklarime publike e mediatike dhe me shkrime e analiza. Fatos Nano me ftoi per darke familjarisht. Une dhe zonja ime bashhke me Fatos Nanon dhe zonjen e tij u takuam tek Pulebardha e famshme ate mbremje. Fatos Nano ia nisi te me shpjegonte arsyet e fteses familjare per kete darke miqesore por edhe njohjeje njekohesisht. Nder te tjera ai me tregoi se kishte bere ndermend qe te kandidonte perseri per President Republike. Me shprehu edhe deshiren e tij qe te punonim bashke ne kete projekt te Kandidimit te tij per President. E pyeta: Perse une? Me rrefeu se donte te ishte kandidat konsensual dhe bashkepunimi me nje njeri te spikatur si kundershtari i tij politik dhe me theks te njohur publik si aktivist politik i se djathtes, ia permbushte konfihurimin qe ai kishte ne mendje. Sipas tij, une isha njeriu i duhur, sepse isha i konfirmuar si aktivist politik e publik i djathte, por qe kurre nuk isha perfshire ne asnje loje a mekanizem pushtetesh te se djathtes. Isha i dlire dhe i paster. Atehere i bej pyetjen e drejtperdrejte Nanos: Kush te mbeshtet kesaj rradhe ne kete kandidim? Mu pergjigj: Edi Rama. Te 66 deputetet e Rames kesaj rradhe do te jene te gjithe ne rresht per te mbeshtetur kandidaturen e Fatos Nanos per President. Skeptik dhe i habitur e pyes vetvetiu: A je i sigurte ne mbeshtetjen e Edi Rames? Po, po – mu pergjigj Nano. E duke bere shenje me dore shtoi – kesaj rradhe nuk ka asnje medyshje. Do jene ne rresht. Atehere, une vendosa ti tregoj nje bisede konfidenciale qe mua ma kishte thene nje miku im nga Washintoni, lidhur me nje bisede te cuditshme qe Edi Rama i kishte bere Zv/Ndihmes Sekretarit te Shtetit Amerikan Philiph Riker. Ne SHBA, Edi Rama kishte kerkuar zarf me emer, njelloj si ne Kosove per Presidentin e ri. Kishte shprehur edhe emrat pa problem qe ai do te votonte, e ku emri i Fatos Nanos nuk figuronte. Fatos Nano nuk e fshehu dot cudine dhe befasine e ndjere prej kesaj historize. E verteta doli ne shesh pak jave me vone. Edi Rama jo vetem qe nuk e mbeshteti Fatos Nanon, por beri gjithe cmundi per ta rrezuar dhe poshteruar Fatos Nanon. Mu kujtua sot kjo ngjarje, pikerisht ne prag te festimeve te 25 vjetorit te PS dhe thashethemeve serioze qe Edi Rama leshon poshte e larte se Fatos Nano do te jete kandidati i PS per President. Pas festimeve te 25 vjetorit te PS, kam bere ndermend ta ftoj une Fatos Nanon per darke familjarisht. Do tia paguaj une darken. Nuk do te jete e shtrenjte, sepse une nuk e perballoj dot te shtrenjte. Por do te jete e denje. Dhe do ti tregoj Fatos Nanos nje tjeter histori nga Washingtoni, me te tjere emra te lakuar si Kandidate re mundshem per President. Fatos Nano nuk figuron dhe i pari qe nuk e ka ne listen serioze eshte Edi Rama. 2. Asamblea e NATOS ne Varshave kishte nje rendesi te jashtezakonshme per te ardhmen e kesaj Aleance dhe sigurise ne Glob, sidomos te Sigurise ne pjesen Lindore te Europes. Trupat e NATOs qe do te vendosen ne disa vende Europiane, kane nevoje per te tmera Trupa qe freskojne perberjen e Trupave ne Afganistan. Edi Rama si Kryeminister i Shqiperise ka bere publik nje nga vendimet me te drejta te Shqiperise, pra per te dyfishuar numrin e trupave shqiptare ne Afganistan. Vendim i shkelqyer, i drejte qe meriton mbeshtetje nga cdo shqiptar. Ky vendim na ben nder te gjithe neve shqiptareve. Sidoqofte, dyfishimi i Trupave shqiptare ne Afganistan, sido qe ta mendoje Edi Rama prapaskenen e perfitimit prej tyre, nuk jane si 80 mije dollaret qe blene nje foto me Obamen. Dyfishimi i Trupave nuk jane as si MEK qe e cuan Ramen ne Shtepine e Bardhe. Dyfishimi Trupave eshte nje nderlidhje historike e Shqiperise me Aleancen Euroatlantike. Nuk mund te vleje kaq pak sa te shkembehet me nje marrifet politik per dinamika loje pushteti ne Shqiperi. Bravo Edi Rama qe e more kete vendim. Mks u lodh kot Edi Rama, per tu ndjere siperor politikisht ketu ne Tirane, meqe mlre kete vendim. Dyfishimi i Trupave shqiptare ne Afganistan eshte nderi dhe lartesimi i Shqiperise. Loja politike ne Tirane, per Edi Ramen po shkon ne fund te historise. 3. Sot Nulland eshte ne Tirane. Edi Rama e quan Zonja e Hekurt. Ajo njihet si Amerikania qe u ankua per Europianet kur behej fjale per zhvillimet me Ukraine. Ajo njihet si zyrtarja e vendosur kunder Rusise dhe kritike ndaj Europes. Nuk ka asnje mundesi qe ajo te vije me pazmore hekuri ne Tirane per te mbrojtur Kaloresin e vrerosur Rama. Nulland ne Tirane e Ballkan vjen si ne Ukraine. Qendrimi i saj eshte i qarte. Ajo nuk do Rusine dhe ka kritika per Europianet. Ndaj emri i saj mund edhe te zberthehet per Ramen si null and. po zero edhe…. Edi Rames dhe planeve te tij A, B, C, D, sot u vjen prologu… Se shpejti u vjen fundi… Arian Galdini
Chat conv
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here