Takimi me Nuland, Basha: Reforma në drejtësi do të miratohet vetëm me konsensus politik

0
148

Reforma në drejtësi do të miratohet vetëm me konsensus politik. Kështu deklaroi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në mbyllje të takimit me ndihmës Sekretaren amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Victoria Nuland.

Basha theksoi se me zonjën Nuland diskutoi propozimet e PD-së, si dhe propozime të tjera për të futur në rrugën e zgjidhjes reformën në drejtësi. Basha theksoi se ajo që kërkon PD është zbatimi i rekomandimit 88, dhe për këtë ka propozuar disa alternativa. “Diskutuam mbi bazën e propozimit tonë dhe propozimeve të tjera, padyshim këto propozime do të jenë pjesë e rrugës së zgjidhjes. E vetmja kërkesë që kemi është që të mbetemi brenda suazës së rekomandimit 88, që reforma të miratohet me konsensus. Rrugë tjetër nuk ka. Nuland ka një rol të çmuar që prej ditës së parë të angazhimit për Shqipërinë, jam i sigurt që do të vazhdojë ta bëjë këtë rol.”- u shpreh Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here