Ja kush janë 5 yjet e Islandës që po cmendin botën

0
142

Sido që të jetë rezultati i ndeshjes çerekfinale ndaj Francës në Euro 2016, kombëtarja islandeze ka shkruar tashmë historinë. Por ky turne ka qenë edhe një vitrinë e shkëlqyer për 23 të grumbulluarit e trajnerit Lagerback. Disa prej tyre, sezonin e ardhshëm do të luajnë në skuadra të mëdha të Europës, ndërkohë që ofertat nuk kanë munguar. Por ja cilët janë 5 yjet e kombëtares së Islandës që kanë nisur që tani të çmendin merkaton e verës.

1 – Ragnar Sigurdsson

Aktualisht luan me ekipin e Krasnodar, me të cilin në Rusi arriti vendin e katërt në kampionat. Lojtari ka pranuar se përmes menaxherit të tij ka marrë oferta nga disa ekipe nga Anglia e në veçanti nga Tottenham dhe Leicester. Tashmë 30 vjeç, ai është një nga shtyllat e kombëtares së Islandës. Ishte autori i golit të barazimit ndaj Anglisë.

2 – Aron Gunnarsson

Është lideri i skuadrës dhe jo rastësisht mban shiritin e kapitenit që në moshën 23-vjeçare. U evidentua, ashtu si shumë lojtarë të tjerë, në Europianin U-21 të vitit 2011, kur u kualifikuan për në fazën finale. Është zemra e mesfushës: Pressing, regji dhe aftësi për të gjuajtur nga larg. Aktualisht luan me Kardifin, me të cilin ka zhvilluar mbi 200 ndeshje, por është i destinuar për të luajtur me skuadra më të mëdha.

3 – Birkir Bjarnason

Dinamizmi dhe shpejtësia e tij në fushë kanë qenë një nga armët secrete të Islandës në Europian. Pasi u largua pa lënë gjurmë në Serinë A (luajti me Peskarën dhe Sampdorian), sezonin e fundit u dallua me Bazelin. Flokët e verdhë të gjatë e bëjnë edhe më të njohur për agjensitë e ndryshme publicitare që duan ta menaxhojnë. Ndoshta paraqitjet në Europian do t’i japin mundësi të rikthehet në kampionatet elitare. 4 – Johann Berg Gudmundsson Aktualisht është nën kontratë me Çarlton, skuadër që këtë sezon ka zbritur në Serinë C të kampionatin anglez. Johann është një nga anësorët e krahut të majtë më interesantë të Europianit. Skuadra e Metz, që këtë vit do të luajë në League 1 në Francë, ka hedhur sytë nga lojtari. Në të shkuarën ka qenë edhe një ndër objektivat e Chelsea.

5 – Gilfy Sigurdsson

Është lojtari më i njohur i Islandës nga 23 të grumbulluarit, pasi luan prej kohësh në Premier League, me Swansea. Është truri i skuadrës, i aftë të luajë si mesfushor i avancuar pas sulmuesve, por edhe si lojtar i qendrës në mesfushë. Ka realizuar penalltinë në ndeshjen që Islanda barazoi me Hungarinë. Është heroi i Islandës dhe mbahet mend për tri golat që i realizoi Holandës në eliminatore. Dështoi me Tottenham, por në të ardhmen mund të shkëlqejë me Everton.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here