Luis Enrique: Spanja ime, favorite për të fituar Euro 2020!

0
281

Spanja është e tija. “Ju përgjigjëm me fakte atyre që na jepnin për të shkatërruar”. Luis Enrique është afeksionuar me rolin e antipatikut dhe vazhdon ta recitojë edhe pas spektaklit me Kroacinë. Te Spanja, më në fund, atmosferë e qetë, pas furtunave të javëve të shkuara. Por trajneri është i qartë që armëpushimi do të jetë i shkurtër e madje jep përshtypjen se i pëlqen, pasi është i bindur se grupi, të cilit i besoi në Europian, po transformon në motivim kritikat e shumta.

“Presioni i ambientit nuk na bezdis aspak. Personalisht, si një trajner i madh, nuk e vë re fare dhe kam marrë me vete 24 lojtarë të nivelit të lartë, të gatshëm për gjithçka, siç u pa mirë në 120 minutat e betejës që bëmë pa frikë fare në Kopenhagen”.

Nuk është një rastësi që ai që shënoi golin vendimtar në “Parken Staidum”, atë bëri copa-copa ekulibrin në fund të pjesës së parë të shtesës, ishte pikërisht “bomberi” i kontestuar, por që u mbrojt energjikisht nga trajneri i tij pas penalltisë së humbur ndaj Sllovakisë. Skema nuk është e re, Enrique mbledh grup lojtarët në dhomat e zhvesshjes kundër armiqve, sidomos atyre të jashtëm. Për çerekfinalet mjaftoi, një arsye më shumë për të insistuar. Luis Enriques ka nisur t’i pëlqejë, sa më shumë e kritikojnë, aq më shumë bëhet ekstremist në zgjedhjet e tij. Në Spanjë kishte krijuar pakënaqësi mungesa e pazakontë e lojtarëve të Realit të Madridit mes të përzgjedhurve për Europianin. Diçka që nuk kishte ndodhur në një event madhor që nga viti 1934, por trajneri vazhdoi rrugën e tij dhe madje nuk përfitoi nga zgjerimi i skuadrave me lejimin për të grumbulluar 26 futbollistë, i aplikuar në fund nga UEFA si një policë sigurimi për COVID. Spanja ka 2 lojtarë më pak, pasi kështu ka vendosur trajneri.

“Jemi mirë kështu. Kam 24 titullarë që mund t’i ndryshoj dhe s’kam nevojë për gjë tjetër.”

Luis Enrique as e mendoi idenë për të bërë ndonjë grumbullim sa për diplomaci. Edhe nëse nuk donte Sergio Ramosin, të përjashtuar për të favorizuar ndryshimin e brezave, mund të kishte thërritur një mes Carvajal, Nachos apo Asensios, nëse jo, për gjë tjetër sa për t’u përgënjeshtruar zërat se tekniku nga Gijoni është kundër lojtarëve të Realit. Por trajneri u dha përparësi ekuilibrave të grupit dhe prova e kompaktësisë e treguar nga Busquets me shokë i dha të drejtë, edhe me përgjigjen e tij prepotente ndaj akuzave. Duke filluar me Moratën, të konfirmuar mes titullarëve, pas kërcënimeve që kishte marrë. Trajneri as që e mori në konsideratë idenë për ta lënë jashtë ndaj Kroacisë dhe sulmuesi ia shpërbleu me një gol vendimtar.

“Alvaro ka shumë personalitet, mund të durojë situata që askush nuk do të donte t’i përjetonte. Kam parë nga ana e tij një sjellje të lavdërueshme dhe jam shumë i kënaqur. Por ky diskutim vlen për të gjithë shokët e tij, nga spektakolari Oyarzabal i kohëve shtesë e deri tek Unai Simon që reagoi me shumë karakter dhe personalitet ndaj një gabimi që do të kishte vrarë edhe një dem”.

Trajneri e di që Spanja e tij nuk vjen pas askujt për organizim teknik dhe për kualitetin teknik dhe për këtë arsye kujdeset shumë për aspektin karakterial.

“Në Kopenhagen fituam një ndeshje epike, tani përgatitemi për një tjetër betejë me Zvicrën në Shën Pjetërburg. Kjo kombëtare ka objektivin për të shkuar deri në fund. Ka shënuar më shumë se gjithë të tjerët dhe di të dhurojë shumë spektakël. Kush do të na mundë, do të duhet të vrapojë shumë dhe të luajë shumë mirë”

Franca është jashtë, po ashtu dhe Gjermania e Portugalia dhe turneu kërkon një tjetër favorite. Spanja kandidohet pa frikë me brezin e saj të artë, siç preferojnë ta quajnë “Generacion dorada”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here