Polici francez plagoset me thikë nga një cift që thirrën “Allahu Akber”

0
122

Policia franceze ka nisur hetimet pasi një punonjës humanitar tha se ishte sulmuar me thikë dhe me sëpatë nga një çift që ulëriti “Allahu Akbar”, shkruan BBC.

Ngjarja ka ndodhur në një mensë për të varfrit në Montreuil, në lindje të Parisit.

Burri tha se ai qe në gjendje t’i shmangej sëpatës, por u kap nga thika, në stomak, siç deklaruan prokurorët. Megjithatë, gjendja e tij shëndetësore nuk duket se është serioze.

Franca mbetet nën një gjendje emergjence që nga sulmet e nëntorit vitin e kaluar prej militantëve islamikë.

Viktima u tha hetuesve se vrasësit thirrën “Allahu Akbar:, që nënkupton “Zoti është më i madhi” dhe e quajtën një “qen të pafe” para se të iknin tutje me vrap.

I plagosuri është drejtor në Restos du Coeur, një organizatë bamirëse që jep pako ushqimore dhe ushqime të ngrohta për nevojtarët.

Sipas Reuters, hetimi është duke u kryer nga policia kriminale më shumë sesa nga njesitë e aniterrorit.

Që nga sulmet e të ashtuquajturit Shtet Islamik, vitin e kaluar, Franca ka qënë ë gatishmëri të lartë.

Në qershor, një polic dhe bashkëjetuesja e tij u goditën për vdekje me thikë jashtë Parisit nga një njeri që pretendonte besnikëri ndaj ISIS-it.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here